Përfundon seanca e jashtëzakonshme për UÇK-në!

  • 27 October 2016 - 21:51
Përfundon seanca e jashtëzakonshme për UÇK-në!

Ka përfunduar seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës me temë “Debat për vlerat e UÇK-së në raport me situatën e krijuar” .

Në këtë seancë pati edhe tensione brenda sallës së Kuvendit të Kosovës.

Deputeti nga radhët e PDK-së, Nuredin Lushtaku  i është vërsulur  deputetit nga radhët e VV-së, Glauk Konjufca, deri sa ky i fundit po fliste në foltore para deputetëve.

Seanca e jashtëzakonshme me të njejtën temë pritet të vazhdoj edhe nesër nga ora 10:00.

(Kosova Sot)