Lekaj: Qeveria ra!

  • 27 October 2016 - 22:10
Lekaj: Qeveria ra!

Situata është më e tensionuar se sa është parë sot në Kuvend, i vetmi shpëtim janë zgjedhjet e jashtëzakonshme.

Pal Lekaj, kryetar i Grupit Parlamentar të AAK’s, ka thënë se  pas gjithë  atyne patriotizmave qe u thanë,  ka degraduar  seanca ngase deputetet më shumë u merren me problemet e tyre se me vlerat e UÇK’së.

Sipaas tij, ky legjislacion është degraduar ngase po flitet gjithçka, dhe Qeveria ka ngec në krejt sektoret e saj.

Lekaj ka theksuar se sa më parë që të shpërbahët ky Kuvend është më mirë për të gjithë dhe të maten deputetët para votës së qytetarit, raporton televizioni lokal.

 ‘Kjo qeveri ka me ra kur vjen puna te buxheti, që simbas tij ky buxhet ka me qene elektoral. Këta nuk prishen për të miren e Kosoves”, tha Lekaj,  duke shtuar se në fund eventualisht  kah fillimi i vitit, Qeveria do të shpërbëhet , dhe se në pranverën e hershme vendi duhet  të shkojë në zgjedhje.

(Kosova Sot)