Shkodër, 156 kg kanabis në shtëpi, arrestohen dy vëllezërit Gjeloshi

  • 28 October 2016 - 09:10
Shkodër, 156 kg kanabis në shtëpi, arrestohen dy vëllezërit Gjeloshi

Një sasi prej 156 kilogramë kanabis është zbuluar dhe asgjësuar nga policia e Shkodrës, ndërsa dy persona janë arrestuar në kuadër të një operacioni të koduar “Green House”.

Në lagjen "Skënderbeg" Shkodër është zhvilluar me sukses operacioni i radhës i koduar "GREEN HOUSE"

Në pranga ranë Valentin Gjeloshi, 27 vjeç dhe Ermir Gjeloshi, 25 vjeç, të dy banues në Shkodër.

Në banesën e tyre në lagjen “Skënderbeg” policia gjeti lëndën narkotike.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Shkodrës për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

(Kosova Sot)