Një tjetër mospajtim i pozitës dhe opozitës

  • 28 October 2016 - 10:11
Një tjetër mospajtim i pozitës dhe opozitës

Pas përfundimit të seancës së jashtëzakonshme, në Kuvendin e Kosovës do të mbahet edhe seanca e rregullt plenare, ku do të diskutohet propozim-deklarata e Kuvendit të Republikës së Kosovës adresuar Unionit Europian për liberalizimin e vizave.

Pozita dhe opozita kanë qëndrime të ndryshme lidhur me këtë deklaratë, sidomos në pjesën ku flitet për demarkacionin me Malin e Zi.

Pikat e rendit të ditës:

  Debati parlamentar sipas kërkesës së deputetes Margarita Kadriut-Ukelli, mbështetur edhe nga nëntë deputetë tjerë nënshkrues lidhur me detyrimet e mundëshme financiare të Kosovës për pretendimet e kompanive që kanë ushtruar padi në Gjykatën Ndërkombëtare të Arbitrazhit.

  Koha për deklarime jashtë rendit të ditës,

  Koha për pyetje parlamentare,

  Miratimi i procesverbalit nga seanca e mëparshme,

  Propozim-Deklarata e Kuvendit të Republikës së Kosovës adresuar Unionit Europian për liberalizimin e vizave,

  Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.05/L-118 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 04/L-139 për procedurën përmbarimore,

  Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 05/L-119 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 05/L-043 për faljen e borxheve publike,

  Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 05/L-110 për kamatë-vonesat në transaksionet tregtare,

  Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 05/L-024 për Shërbimin Mjekësor Emergjent,

  Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 05/L-066 për profesionet e rregulluara në Republikën e Kosovës,

  Emrimi i anëtarëve të Bordit të Autoritetit Rregullativ të Hekurudhave,

  Zgjedhja e një anëtari të Këshillit Prokurorial të Kosovës (votim i fshehtë),

  Zgjedhja e kryesuesit të Komisionit Shqyrtues në Autoritetin Rregullator për Shërbimet e Ujit (votim i fshehtë),

  Zgjedhja e zëvendësdrejtorit të Autoritetit Rregullator për Shërbimet e Ujit (votim i fshehtë),

  Zgjedhja e një anëtari të Bordit të Komisionit të Pavarur për Medie (votim i fshehtë),

  Formimi i Komisionit ad hoc për përzgjedhjen e një anëtari në Bordin e Ankesave të Komisionit të Pavarur për Medie,

  Formimi i Komisionit Hetimor Parlamentar, sipas kërkesës së deputetes Shqipe Pantina, mbështetur edhe nga 8 (tetë) deputetë të tjerë nga Grupi Parlamentar i Lëvizjes “Vetëvendosje” lidhur me Radiotelevizionin e Kosovës,

 

(Kosova Sot)