Gashi: Partitë në pushtet ndikojnë në vendime gjyqësore

  • 28 October 2016 - 18:56
Gashi: Partitë në pushtet ndikojnë në vendime gjyqësore

Avokati Tomë Gashi ka nënvizuar se dyshohet se partitë politike, posaçërisht ato në pushtet, pa asnjë problem ndikojnë në vendime gjyqësore në rastet kur janë të interesuar, derisa në anën tjetër, sipas tij, kësisoj partitë nuk i dëmtojnë, ngase ndikimi nuk është haptas dhe "nuk dihet", por, siç tha, "faktikisht ata mendojnë se i forcojnë partitë e tyre për shkak se ndikimi bëhet për pjesëtarë të partive të tyre, për grupe të interesit, apo thënë eventualisht edhe për familjarë të tyre, apo për kënd janë të interesuar.

"Kështu që ata në atë mënyrë mendojnë se i forcojnë partitë e tyre, ndërsa kur bëhen publike dhe kur merret vesh, atëherë dëmtohet reputacioni i asaj partie politike", ka deklaruar për gazetën "Kosova Sot" avokati Tomë Gashi.

(Kosova Sot)