Mustafa me kreun e OVL-UÇK-së flasin për mirëqenien e veteranëve

  • 28 October 2016 - 18:59
Mustafa me kreun e OVL-UÇK-së flasin për mirëqenien e veteranëve

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, priti në takim kryetarin e Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hysni Gucati, më bashkëpunëtorë.

Në takim, ku ishin të pranishëm edhe ministri i Financave, Avdullah Hoti dhe ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi, Mustafa e përgëzoi  Gucatin për zgjedhjen në këtë detyrë, duke i uruar sukses në realizimin e synimeve dhe objektivave të tij në krye të OVL të UÇK-së.

Mustafa, po ashtu, theksoi përkushtimin e Qeverisë për thellimin e bashkëpunimit me Organizatën e Veteranëve të Luftës Çlirimtare.

Gucati, ndër të tjera, shprehu vullnetin e tij për bashkëpunim të mëtejmë me qëllim të avancimit të gjendjes dhe mirëqenies së veteranëve të UÇK-së.

Gjatë takimit, është biseduar edhe për tema të rëndësishme që lidhen me statusin dhe mirëqenien e veteranëve të luftës çlirimtare dhe çështje të tjera në interes të përbashkët.

(Kosova Sot)