Bill Gates: Fëmijët e kuptojnë vendimin tim për ta lënë pasurinë për bamirësi

  • 28 October 2016 - 19:41
Bill Gates: Fëmijët e kuptojnë vendimin tim për ta lënë pasurinë për bamirësi

Në vend të pasurisë, dy vajzat dhe djali i tij do ta kenë rastin për një shkollim shumë cilësor.

"Duke u lënë trashëgimi të madhe fëmijëve nuk u bën nder. Përkundrazi, i privon ata nga arritja e gjërave të mëdha, në shtegun që ata e zgjedhin e vetë", ka thënë Gates,raporton Gazeta Kosova Sot

Bill Gates ka thënë që tre fëmijët e tij e kuptojnë pse ai është zotuar që ta lërë pasurinë e tij prej 75 miliardë eurosh për bamirësi, pasi të vdesë. Teksa ka folur për jetën e tij private, themeluesi i 'Microsoft'-it, që tani është në moshën gjashtëdhjetëvjeçare, ka thënë që fëmijët e tij janë shumë 'krenarë' me vendimin që ai e ka marrë për t'i dedikuar paratë për t'iu ndihmuar më të varfërve të botës. Gates ka thënë që në vend të pasurisë, dy vajzat dhe djali i tij do ta kenë rastin për një shkollim shumë cilësor, që do t'iu ndihmojë në nisjen e karrierës së tyre. Megjithatë, miliarderi më vonë ka treguar për rrjetin e sigurisë financiare, duke thënë: "Ata asnjëherë nuk do të jenë të varfër". 

Baba i tre fëmijëve Teksa ka folur për emisionin 'This Morning', Gates ka thënë: "Fëmijët tanë do të kenë shkollim shumë cilësor dhe do të trashëgojnë pak para, në mënyrë që të mos jenë të varfër, mirëpo ata do të duhet ta ndërtojnë karrierën e vet. Duke u lënë trashëgimi të madhe fëmijëve nuk u bën nder. Përkundrazi, i privon ata nga arritja e gjërave të mëdha, në shtegun që ata e zgjedhin e vet". Bill dhe bashkëshortja e tij, Melinda, 52-vjeçare, kanë tre fëmijë së bashku: Jennifer, 20, Rory, 17, dhe Phoebe, 14-vjeçare. Jennifer është në vitin e dytë në Universitetin e Stenfordit të Kalifornisë, ku babai i saj ka dhënë një donacion prej 6 milionë dollarësh për ndërtimin e një ndërtese për shkenca kompjuterike në emër të tij. Ajo gjithashtu është një kalorëse e shquar dhe merr pjesë në gara kombëtare. 

Prindërit do ta lënë vetëm një pjesë të vogël të pasurisë për fëmijët e tyre Rory dhe Phoebe shkojnë në shkollë dhe jetojnë në shtëpi me prindërit e tyre jashtë Sietëllit në Uashington. Prindërit do ta lënë vetëm një pjesë të vogël të pasurisë për fëmijët e tyre, ndërsa pjesa tjetër e pasurisë do të shkojë për bamirësi - Fondacioni "Bill And Melinda Gates" - që financon projektet e shëndetësisë dhe shkollimit në mbarë botën. Në këtë intervistë, ku, si rrallëherë, Bill ka folur për planet financiare dhe për jetën e tij private, Bill Gates ka thënë: "Këto para do të dedikohen për t'iu ndihmuar më të varfërve. Ata e dinë këtë gjë dhe janë krenarë me këtë gjë. Ata mund të udhëtojnë me ne për të parë se çfarë pune është duke u bërë".

(Kosova Sot)