Vajza nga Durrësi pi helm minjsh, përfundon në spital

  • 28 October 2016 - 22:08
 Vajza nga Durrësi pi helm minjsh, përfundon në spital

Një vajzë e re nga Durrësi, vetëm 21 vjeçe ka tentuar t’i japë fund jetës, duke pirë helm për minjtë. Shtetasja me inicialet Xh.A, banuese në Shijak ka tentuar të kryejë aktin ekstrem kur ka qenë në shtëpinë e saj, por për fat të mirë është vënë re nga familjarët, që e dërguan me urgjencë për në spital.

Vajza tanimë ndodhet nën kujdesin e mjekëve, shkruan “Durrëslajm”.

Ky është rasti i katërt vetëm për muajin tetor, që persona të moshës së re tentojnë t’i japin fund jetës në qarkun e Durrësit. Nga rastet, vetëm një vajzë e re 18 vjeçe humbi jetën, pasi të tjerët janë në gjendje të mirë shëndetësore.

(Kosova Sot)