Skamja në familjen me 5 fëmijë

  • 28 October 2016 - 22:26
Skamja në familjen me 5 fëmijë

Kjo familje ka pesë fëmijë të vegjël nga mosha 16 deri ne 6 vjeç më i vogli. Skamja ka pushtuar këtë familje që jeton në fshatin Dragostunjë të Librazhdit.

Të zotin e shtëpisë gazetarët e “Fiks Fare” nuk e gjetën në shtëpi, kishte marrë rrugët në kërkim të punës, për t’u siguruar bukën e gojës fëmijëve.

Bashkëshortja e tij, Zybejtja, nuk punon dhe tregon se kryefamiljari ka gjetur një punë në Maqedoni si çoban. Pasuria e tyre e vetme është një dhi dhe një mushkë që e përdorin për të marrë dru në mal.

Dhoma ku jeton kjo familje është krejtësisht e zezë nga tymi që ndezin për t’u ngrohur dhe gatuar. Nga shteti marrin ndihmë ekonomike 7.500 leke të reja në muaj. Drita elektrike është luks për ta. Kanë vetëm një llapë në tavan dhe vetëm një dhomë në gjithë shtëpinë ku banojnë.

Në një cep të shtëpisë janë një grumbull librash të fëmijëve që shkojnë në shkollë. Edhe pse në kushte mjaft të vështira, me mësime shkojnë mirë – shprehet nëna e tyre.

Në banesë nuk kanë ujë, atë e mbushin diku larg dhe për t’u larë lahen në kushte primitive. Nuk janë të paktat rastet që në gjumë bien me barkun bosh – pohon e ëma.

Pyetje së gazetarit të “Fiks Fare” nëse kishin provuar ndonjëherë picë, vetëm vajza e madhe që vazhdon gjimnazin në Librazhd iu përgjigj pozitivisht. Për fëmijët e tjerë gjellët më të mira janë fasulet dhe gjella me patate.

Të vetmen kërkesë që kanë këta fëmijë dhe nëna ë tyre është që t’u rregullohet shtëpia dhe disa ushqime për të shtyrë përpara sadopak.

(Kosova Sot)