New York Times shkruan për akuzën e ngritur ndaj Fatmir Limës

  • 28 October 2016 - 22:40
New York Times shkruan për akuzën e ngritur ndaj Fatmir Limës

Sot Prokurorët e Kosovës kanë ngritur aktakuzë ndaj kryetarit të Nisma për Kosovën Fatmir Limaj, raporton Gazeta Kosova Sot Online.

Limaj është akuzuar për  Krime i Luftës kundër popullatës civile nga neni 142 të LPJ (ligji i aplikueshëm), gjegjësisht krimet e luftës për shkelje të rënd të nenit 3 përbashkët me Konventën e Gjenevës nga neni 120 paragrafi 1 dhe 2, nënparagrafi 1 lidhur me nenin 129 paragrafi 1 nënparagrafi 1 dhe 2 të Kodit Penal të Kosovës.

Sipas aktakuzës, rasti ka të bëj me vrasjen e dy civilëve: Ramiz Hoxha nga fshati Bellanicë dhe Selman Binishi nga fshati Banjë, komuna e Malishevës, të cilët me datë 02 tetor 1998, janë marrë në afërsi të xhamisë së fshatit Bellanicë dhe janë ekzekutuar në hyrje të fshatit Kravasari.

Për akuzën ndaj Limajt kanë shkruar mediet vendore por edhe ato ndërkombëtare,

Mediat më prestigjioze botërore  New York Times

New York Times ka shkruar:  “Prokurorët e Kosovës kanë ngritur aktakuzë ndaj një politikani të njohur në Kosovë për krime luftë, që lidhen me dy vrasje të kryera gjatë luftës së Kosovës në vitin 1998”,

Neë York Times citon ish-komandantin e UÇK-së të njohur me nofkën “Çeliku”, të ketë thënë se “ky rast është duke u keqpërdorur me qëllim përndjekjen ndaj meje”.

http://www.nytimes.com/aponline/2016/10/28/world/europe/ap-eu-kosovo-war-indictment.html?_r=0

(Kosova Sot)