Djali i Fatmir Limajt reagon pas aktakuzës së ngritur për babanë e tij

  • 28 October 2016 - 23:45
Djali i Fatmir Limajt reagon pas aktakuzës së ngritur për babanë e tij

Djali i Fatmir Limajt, Durimi ka reaguar ndaj aktakuzës së fundit të babait të tij të ngritur sot nga Prokuroria Speciale.

Ai i ka kërkuar prokurorisë që të hetojë e të kërkojë vrasësit e urdhër dhënësit e vrasjeve të civilëve të përmendur në akuzë, transmeton Indeksonline.

Tutje, ai ka drejtuar disa pyetje të cilat mund t`i lexoni në statusin e plotë të tij:

Nje ide laike dhe jo profesionale per Prokuroren profesionale te Prokurorise Speciale:

Qe don heto, masi veq edhe e ke detyre e paguhesh per qate pune, heto edhe gjej kush jane vrasesit/urdherdhensit e vrasjeve te civileve te permendur ne akuzen Speciale te publikuar sot.

A t'ka shku mendja qe ata me maska me tesha te zeza kan mujte me qene serb? Po jo nime tashme e ka vertetuar zonaexpress se serbet s'kan vrare, masakruar apo debuar njerez gjate luftes, ata kan vezhgu qysh shqiptaret e kan vrare njeri tjeterin.

Pajtohem qe i akuzuari u dasht me hetu ne ate kohe, tek e fundit krejt instrumentet e shtetit i ka pas ne dore me 2 tetor 1998.

Pse a mos ka pas me ru shpinen prej armikut i akuzuari yt special?

A mos e ka pas familjen tu flejt me naj llug apo livadh ne gryken a Pagarushes?

A mos i ka pas ata 'vezhguesit e sipermendur' nja 500m vij ajrore larg?

A mos ndoshta i kan munguar ndonje instrument ligjor apo forensik per te hetuar dhe/ose parandaluar vrasjen?

I akuzuari yt special eshte dasht me dite qe ne gjendje lufte njerezit vriten, prandaj eshte dasht me parandalu qe nje gje e tille te ndodhe.

I akuzuari yt special, ne ate kohe si komandant brigade, me nje territor te kontrolluar teresisht nga forcat 'mike dhe vezhguese' eshte dasht te hetoje keto vrasje!

Dhe ne fund, i akuzuari yt special eshte dasht te hetoj edhe atehere kur nje institucion vartes i te cilit ka qene i akuzuari yt special, ka marre pergjegjesi per vrasjet e permendura ne akuzen tende speciale.

Tek e fundit komandatet tane te policise sot ne keto kohe pushtimi e lufte, ne kohe te nje ofenzive te pa pare qe po ndodh qe nga 17 shkruti 2008 deri me sot, 'asnjehere' nuk ka ndodh qe me u vra dikush ne qender te qyteteve tona! Jo sepse keto vrasje jane parandaluar! Dhe si pasoje ska nevoj me pas kurfar akuze per parandalim, ndalim apo hetim te ndonjerit per ndoje vrasje.

(Kosova Sot)