Rafuna zbaton urdhrat e mafisë politike e oligarkike

  • 29 June 2015 - 07:29
Rafuna zbaton urdhrat e mafisë politike e oligarkike

PREJ 16 VITESH DOGANA ËSHTË VËNË NË SHËRBIM TË POLITIKANËVE TË INKRIMINUAR 

Sipas hulumtimit të ekspertëve ditë më parë të AKB-së, kontrabanda dhe evazioni fiskal arrin 1 miliard e 700 milionë euro në vit

"Lulëzim Rafuna është i emëruar po nga mafia politike dhe tek e fundit ai është vetëm drejtor i Doganave e asgjë më shumë, dhe ai detyrimisht duhet t'u bindet urdhrave të eprorëve të tij, ata të cilët e kanë emëruar në këtë post. Ne të gjithë e dimë se 'peshqit e mëdhenj' të politikës Doganat i kanë në duart e tyre dhe krimi ekonomik bëhet kryesisht nga bizneset kriminale, që janë të lidhura ngushtë me ‘peshqit e mëdhenj’ të politikës. Prandaj edhe Rafuna është i detyruar t'i mbyllë sytë përballë krimeve të rënda ekonomike nëpër Dogana, dhe nuk guxon të dalë kundër që t'i parandalojë veprimtaritë kriminale nëpër Dogana, sepse po të veprojë, direkt do të preken të gjitha kompanitë kriminale", ka thënë analisti Faik Krasniqi

Kosova vijon të jetë ende larg integrimit ekonomik. Krijimi i oligopoleve, konkurrenca e pabarabartë, evazioni fiskal, kontrabanda, e të tjera po mbajnë peng ekonominë e Kosovë dhe qytetarët e saj. Denoncimet më të fundit të mbërritura në redaksinë e gazetës "Kosova Sot", mbi kontrabandën në rrugë zyrtare, ku sipas denoncuesit e gjithë kjo bëhet me urdhër të drejtuesit të institucionit, Lulëzim Rafuna, është një tregues se si funksion ekonomia e zezë në Kosovë. Kjo situatë bëhet më e rëndë me heshtjen e drejtuesit të Doganave, në lidhje me këtë çështje. Ndërkaq, ekonomia e zezë, sipas raporteve të mekanizmave financiarë ndërkombëtarë dhe vetë Qeverisë së Kosovës, ka ardhur duke u rritur nga vitit në vit. Edhe kreu i AKB-së, Agim Shahini, dy javë më parë, ka bërë të ditur se informaliteti në vend është rritur nga 35 në 38 për qind. Një hulumtim i ekspertëve të Aleancës Kosovare të Bizneseve ka nxjerrë në dritë se falë ekonomisë joformale, evazioni fiskal përllogaritet në 1 miliard 700 milionë euro në një vit... (Më gjerësisht mund t'a lexoni në numrin e sotëm të gazetës KOSOVA SOT)