Ja çka i tha Haxhiu ambasadorit holandez Bosch!

  • 29 June 2015 - 21:51
Ja çka i tha Haxhiu ambasadorit holandez Bosch!

Albulena Haxhiu, deputete e Vetëvendosjes në një deklaratë ekskluzive ka treguar se si ka qenë përplasja e saj me ambasadorin holandez Robert Bosch në hollin e Kuvendit të Kosovës ne ditën kur është votuar për Gjykatën Speciale ne Kuvendin e Kosovës.

Haxhiu ka theksuar se ambasadori Bosch i ka kerkuar asaj dorëheqjen për refuzimin qe ka bërë ajo në Kuvendin e Kosovës , por kjo ja kthyer se ai nuk ka mandat prej ambasadori t’i kërkoj asaj një gjë të tillë, madje kërkesa e tij është jashtë mandatit të tij por edhe kundër pozitës se tij si ambasador, transmeton TV Rrokum.

Ajo ka treguar se ambasadori holandez ju ja thane atyre se po largohet prej Kuvendi ngase nuk po mundet të dëgjojnë fjalimet monotone të deputeteve të Kosovës, deklarate kjo qe Haxhiu e konsideron si një shembull tipik te ndërkombëtareve për votimin e Gjykatës Speciale ne Kosove.