'Qeveria e Kuvendi të kenë kujdes rreth amandamentit 24'

  • 29 June 2015 - 21:56
'Qeveria e Kuvendi të kenë kujdes rreth amandamentit 24'

Qeveria dhe Kuvendi duhet të kenë kujdes rreth procedimit të lëndës për ndryshimin e amendamentit 24 të Kushtetutës, thonë analistët në vend.

Sipas rregullores së Kuvendit, duhet të ndryshohet përmbajta e lëndës dhe procedurat të kthehen nga fillimi. Kurse për dështimin e ndryshimit të këtij amandameti që i hap rrugë formimit të Gjykatës Speciale, analistët thonë se përgjegjës janë të gjithë liderët partiak.

Riprocedimi i amendamentit 24 të Kushtetutës, për të mundësuar themelimin e Gjykatës Speciale, nga analistët shihet si praktikë jo e mirë parlamentare. Megjithatë ,kjo do të mund të ndodh në rastet kur ndryshohet përmbajtja e lëndës. Driton Selmanaj, nga Instituti Demokratik i Kosovës shpjegon se në këtë rast, procedurat kthehen nga fillimi, duke bërë që për çështjen në fjalë të pyetet Gjykata Kushtetuese.
“Në aspektin procedural nëse eventualisht do të prekej përmbajtja e këtyre amendamenteve atëherë duhet të fillohet nga zeroja. Duhet dërguar në Gjykatën Kushtetuese-kjo e fundit të jap një mendim nëse po shkelet kapitulli për të drejtat e njeriut, më pas në Kuvend dhe krejt në fund edhe mund të miratohet. Për forma të tjera të ri procedimit të të njëjtës çështje këto as që i ka paraparë rregullorja e Kuvendit sepse kjo edhe mund të bie ndesh me praktikat e mira parlamentare”.

Selmanaj konsideron se Qeveria dhe Kuvendi çfarëdo që do të procedojnë në Kuvend, këtë duhet ta bëjnë në përputhje me dokumentet dhe rregullat të cilat ata vetë i kanë miratuar. Përtej kësaj, kjo flet se ka tendencë për të abuzuar me procedurat dhe rregullat. Po ashtu edhe Dren Doli nga Qendra për Studime Juridike Politike, thotë se ri procedimi i çështjes mund të mos jetë morale por në aspektin ligjor nuk ka pengesa, transmeton RTK. 
Në kuptimin ligjore nuk ka asnjë pengesë ligjore , por as kushtetuese që partitë të ri procedojnë në fakt Qeveria, përpara Kuvendit po të njëjtat amendamente kushtetuese në një periudhë të shkurtër kohore. Në këtë kontekst duhet ta kenë të qarë partitë politike se qeverisë i lejohen plotësisht ta ri procedojë edhe amendamentet kushtetuese gjë që mund të mos jetë morale sepse një gjë e tillë ka marrë votat negative nga ana e Parlamentit”.

Për situatën e krijuar në vend, Doli bënë përgjegjës gjithë liderët partiak e institucional të cilët nuk arritën tu shpjegonin rëndësinë e themelimit të Gjykatës Speciale dhe në të njëjtën kohë të pranonin se kjo gjykatë po bëhet falë dështimit të tyre për të ndërtuar sistem të qëndrueshëm të drejtësisë.