Kelani: Janë shtuar patrullimet, por s'ka kërcenim nga ISIS-i

  • 29 June 2015 - 22:53
Kelani: Janë shtuar patrullimet, por s'ka kërcenim nga ISIS-i

Baki Kelani, zëdhënës i Policisë së Kosovës, ka theksuar se janë rritur masat e sigurisë kudo në Kosovë, si preventivë për të parandaluar çdo sulm eventual që munde të ndodhë.

Kelani ka theksuar se Policia e Kosovës nuk ka ndonjë informatë konkrete për ndonjë sulm terrorist prej ISIS-i por, sipas tij, Policia shtuar patrullimet për të siguruar dhe mbrojtur jetën dhe pronën e qytetarëve.

Kelani ka thëne se për momentin situata është e qetë dhe stabile sa i përket sigurisë dhe nuk ndonjë indikacion qe mundet me u rreziku jeta e qytetareve. Zëdhënësi i Policisë këto komente i ka bërë në tevizionin Rrokum.