Loja e dyfishtë e PDK-së me Specialen

  • 30 June 2015 - 07:27
Loja e dyfishtë e PDK-së me Specialen

Mosvotimi në Kuvend, skenar ogurzi për Kosovën 

Thaçi ndryshe vepron në publik, ndryshe në prapaskenë

Disa deputetë të PDK-së, pas shpine po veprojnë sipas dëshirave të grupeve që po e mbajnë peng shtetin e Kosovës tash e sa vjet, duke bashkëvepruar me nëntokën, përmes krimit të organizuar dhe korrupsionit. E tërë kjo me miratimin e shefit të tyre

Dështimi i miratimit të amendamenteve kushtetuese në Kuvendin e Kosovës javën e kaluar, për krijimin e hapësirës ligjore të miratimit të Ligjit për Gjykatën Speciale, pas mossigurimit të votave të mjaftueshme nga grupi parlamentar i PDK-së, konsiderohet si një lojë e dyfishtë nga Partia Demokratike. Në njërën anë deputetët e mbështetën liderin e tyre për votimin, kurse në anën tjetër, shumë prej tyre vepruan ndryshe. Kjo sjelle hipokrite e deputetëve brenda grupit të PDK-së, sipas analistëve politikë do të jetë një skenar i rrezikshëm që mund ta dërgojë drejt rrënimit koalicionin dhe mund të çojë në zgjedhje të reja ose riformatim të një qeverisje gjithëpërfshirëse. Disa deputetë të PDK-së, pas shpine po veprojnë sipas dëshirave të grupeve që po e mbajnë peng shtetin e Kosovës tash e sa vjet, duke bashkëvepruar me nëntokën, përmes krimit të organizuar dhe korrupsionit... (Më gjerësisht mund t'a lexoni në numrin e sotëm të gazetës KOSOVA SOT)