Policia në shërbim të përforcuar në aksin Morinë-Kukës-Kalimash

  • 30 June 2015 - 11:43
 Policia në shërbim të përforcuar në aksin Morinë-Kukës-Kalimash

Sa i takon sezonit turistik, policia ka kaluar në shërbim të përforcuar në aksin Morinë-Kukës-Kalimash. Uniformat blu të Policisë Rrugore në Qarkun e Kukësit, kanë kaluar në shërbim të përforcuar.

Të gjitha këto masa janë marrë për të parandaluar ngjarjet e ndryshme kriminale, por edhe aksidentet rrugore që mund të ndodhin në gjithë gjatësinë e rrugës Morinë-Kukës-Kalimash, transmeton albeu.

Policia Rrugore ka marrë masat për menaxhimin e fluksit të qarkullimit të automjeteve.