Të shtëna me armë në Laprakë, një i plagosur

  • 30 June 2015 - 11:46
Të shtëna me armë në Laprakë, një i plagosur

Të shtëna me armë zjarri janë verifikuar paraditen e së martës në zonën e Laprakës, në Tiranë.

Lajmin e bëjnë të ditur burime policore, sipas të cilave, nga të shtënat një person ka mbetur i plagosur.

Nga të njëjtat burime mësohet se uniformat blu kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të plagosjes. Agjentët po mundohen të mbledhin prova të mundshme materiale dhe dëshmi të asaj që ndodhi, saktësojnë burimet, raporton TCH.

Ndërkohë, personi i plagosur është identifikuar vetëm me inicialet F.V. dhe sipas burimeve, plagën e ka marrë në këmbë.