Një dekadë vetmi e Ambros Kryeziut

  • 30 June 2015 - 19:55
Një dekadë vetmi e Ambros Kryeziut

Në një dhomë katër me katër, muret e të cilës i kishte kapluar myku dhe lagështia, me dy dritare të vogla ku mezi hynte drita, jeton 43-vjeçari Ambros Kryeziu nga qyteza e Janjevës. Një shtrat në një qosh të kësaj dhome e në qoshin tjetër një orendi tejet e vjetër në të cilën ishin vendosur disa enë, janë gjërat e vetme që ka Ambrosi. Ai jeton në shtëpinë e një kroati. Ishte mësuar të jetonte aty dhe një trokitje në derë nga ndokush e habiste shumë, pasi që askush nuk e viziton, madje frikësohet se mos është pronari i shtëpisë, në të cilën jeton dhe ka ardhur për t’i thënë ta lëshoj shtëpinë.

Image

 

“Jetoj në këtë shtëpi të huaj që 25 vite, madje e shfrytëzoj vetëm këtë dhomë. Këtu kam një shtrat, një shporet të vjetër, i cili nuk funksionon, po ashtu edhe një dollap, në të cilin i lë disa gjëra. Edhe pse kam shumë pak gjëra, frikësohem se një ditë do të mbetem edhe pa to, pasi që pronari mund ta shes shtëpinë e pastaj unë duhet ta lëshoj dhe të dal në rrugë se ndryshe nuk kam ku të shkoj”, ka thënë Ambrosi. Dikur jetonte me të ëmën në këtë shtëpi, ndërsa tani jeton vet dhe kjo gjë sikur e bënë edhe më të varfër sesa që është, pasi që të jetosh tërë ditën në mes katër muresh dhe të mos kesh me kë ta ndash një llaf është një lloj burgu i hapur. .(Më gjerësisht mund t'a lexoni në numrin e sotëm të gazetës KOSOVA SOT)