Ja si e ka shpenzuar Greqia kredinë

  • 30 June 2015 - 21:02
Ja si e ka shpenzuar Greqia kredinë

Pjesën më të madhe të kredisë e kanë mbledhur bankat, të cilat ia kanë huazuar të holla Greqisë para katastrofës ekonomike. 

Vetëm një pjesë e vogël e 240 miliardë eurove nga “programi i ndihmës” me një fjalë kredisë, të cilin Greqia në 2010 dhe 2012 kishte marrë nga institucionet ndërkombëtare, janë shpenzuar për të ngritur dhe tejkaluar krizën financiare dhe për programet reformuese, shkruan Guardian.

Në fund të fundit pjesën më të madhe të kredisë e kanë mbledhur bankat të cilat ia kishin huazuar Greqisë para krizës financiare. Ndryshe nga shumica e vendeve të Evropës, të cilët kanë ngritur deficitin buxhetor për të ruajtur pensionistët dhe rastet sociale, Athina ka ulur në mënyrë dramatike deficitin, pensionet dhe pagat minimale, transmeton lajmi.net

Treshja për herë të parë i ka ndihmuar Greqisë në vitin 2010, sepse Athina nuk mundej ta financonte borxhin e vet prej 310 miliard eurove, të cilin e kishte marrë kryesisht nga bankat e mëdha të Evropës. Dy vite më pas, Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN), Komisioni Evropian (KE), dhe Banka Qendrore Evropiane (BQE) i japin Greqisë një “paketë ndihme” të dytë, duke ia dhënë 100 miliard euro nga kreditorët privat.

Fondet e pensioneve greke, të cilët ishin kreditorët e mëdhenj privat, kështu kanë duruar më shumë se që duhet humbjen e madhe. Për t’u ndihmuar bankave greke dhe për të përmirësuar depozitat e qytetarëve janë shfrytëzuar 48.2 miliardë euro. Si rezultat 140 miliardë janë harxhuar për të paguar kredinë dhe kamatat e tyre.

Më pak se 10 për qind e këtyre të hollave nga “programi i ndihmës” u kanë mbetur qeverive greke për reformat ekonomike dhe mbrojtjen e grupeve më të rrezikuara të shoqërisë. Në gjithë këtë proces, Greqia ka akoma 320 miliard euro borxh.