Rrënohet kasollja, ku strehoheshin 40 familje

  • 30 June 2015 - 21:18
Rrënohet kasollja, ku strehoheshin 40 familje

Ka disa vite që në fund të qytetit në Pejës, në afërsi të ish-Kombinatit të Drurit, është ngritë një lagje e tërë me kasolle të improvizuara nga plasmasti, kartoni apo edhe mjete te tjera të materialit të dobët, ku banonin dhe jetonin afro 40 familje romësh. Këta banorë të kësaj lagjeje, të cilët kryesisht kishin të ardhur nga qytete të ndryshme të Shqipërisë, këtu jetonin më shumë fëmijë në kushte katastrofale për jetesë, pa rrymë dhe pa ujë e të cilët kryesisht merreshin me grumbullimin e skrapit dhe kërkimin e lëmoshës nga një vend në vendin tjetër, para marketeve të mëdha nëpër kafiteri dhe restorante të ndryshme. Pikërisht këto objekte ishin objektiv i parë i Inspeksionit komunal për rrënim në një aksion të fundit. Drejtori Demë Dashi ka thënë se nuk mund të lejonin më që në ato kushte të rënda të jetojnë ato familje me fëmijët e tyre, ngase lehtë mund të shpërthente ndonjë epidemi dhe të rrezikonte jetën e tyre. (Më gjerësisht mund t'a lexoni në numrin e sotëm të gazetës KOSOVA SOT)