Kosova të nxjerrë mësime nga kriza greke

  • 01 July 2015 - 07:37
Kosova të nxjerrë mësime nga kriza greke

Qeverisja e inkriminuar dhe e papërgjegjshme me pasoja të paparashikueshme

Me pushtetin e korruptuar, Kosovën e pret fati i Greqisë

Në Greqi për 3-4 dekada, krimi i organizuar dhe korrupsioni ka qenë i lartë dhe tash pasojat po i vuajnë, me falimentim të shtetit. "Prandaj, populli nuk duhet ta lejojë një gjë të tillë, që një kastë politike e korruptuar dhe e tejkriminalizuar të na falimentojnë si shtet", thotë deputeti Pal Lekaj

Megjithëse vendi ynë udhëhiqet nga një kastë politike e korruptuar, ekspertët dhe deputetët e opozitës thonë se kriza greke nuk do ta prekë Kosovën. Por, sugjerimi i tyre është se Qeveria dhe populli i Kosovës duhet që të marrin mësim të madh nga falimentimi i shtetit grek. Deputeti Pal Lekaj (AAK), anëtar i Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Tregti dhe Industri, tha për "Kosova Sot" se edhe në Greqi për 3-4 dekada, krimi i organizuar dhe korrupsioni ka qenë i lartë dhe tash pasojat po i vuajnë, me falimentim të shtetit. "Prandaj, populli nuk duhet ta lejojë një gjë të tillë, që një kastë politike e korruptuar dhe e tejkriminalizuar të na falimentojnë si shtet", tha ai. Sipas deputetit Lekaj, Qeveria e tanishme dhe qeveritë e mëparshme, kanë bërë premtime edhe më të mëdha, por asnjërën prej tyre nuk e kanë zbatuar në praktikë, dhe prapëseprapë kanë vazhduar me premtimet e njëjta, premtime të cilat vetëm sa i kanë rritur... (Më gjerësisht mund t'a lexoni në numrin e sotëm të gazetës KOSOVA SOT)