Sot nisin patrullimit e përbashkëta policore të Kosovës e Shqipërisë

  • 01 July 2015 - 07:51
Sot nisin patrullimit e përbashkëta policore të Kosovës e Shqipërisë

Policia e Kosovës (PK) organizon konferencë për media, e cila ka të bëje me fillimin e implementimit të patrullimit të përbashkët të njësiteve policore të PK-se dhe të atyre të Shqipërisë.

Nga sot pritet të fillojë turni i parë i zyrtarëve policor të PK-së gjegjësisht të njësive rajonale të komunikacionit rrugor (NjRKRr) dhe njësisë për kontroll të autostradave (NjKA), të cilat do të udhëtojnë për në Republikën e Shqipërisë me datë 01.07.2015.

Në këtë konferencë pritet të marrin pjesë përfaqësues të lartë nga Divizioni i Komunikacionit Rrugor të Policisë së Kosovës dhe të Shqipërisë.