Rezoluta e Këshillit të Evropës për hetimin e supozimeve për trafik njerëzor (3)

  • 01 July 2015 - 08:10
Rezoluta e Këshillit të Evropës për hetimin e supozimeve për trafik njerëzor (3)

6. Krimet e kryera nga forcat serbe janë të dokumentuara, denoncuara dhe, në masën e mundshme, të gjykuar në gjykata. Natyra e shëmtuar e këtyre krimeve nuk ka nevojë që të ilustrohet më tej. Ato erdhën nga një politikë e ligë, e urdhëruar nga Millosheviq gjatë një periudhe të gjatë, duke përfshirë edhe kohët kur ai ishte në të njëjtën kohë i nderuar tërësisht në aspektin diplomatik në kryeqytetet e shumë shteteve demokratike. Këto krime shkaktuan dhjetëra mijëra viktima dhe çrregulluan një rajon të tërë të kontinentit tonë. Në konfliktin e Kosovës, popullsia shqiptare etnike pësoi dhunë të tmerrshme si rezultat i një politike të çmendur të spastrimit etnik nga ana e diktatorit të atëhershëm në pushtet në Beograd. Asnjë nga këto ngjarje historike nuk mund të vihet në dyshim sot. Megjithatë, ajo që u shfaq në mënyrë paralele ishte një klimë dhe një tendencë për të parë këto ngjarje dhe akte përmes një thjerrëze që përshkruan gjithçka si tepër shumë të qartë: në njërën anë serbët, të cilët shiheshin si shtypës të këqij dhe, në anën tjetër shqiptarët e Kosovës, të cilët janë parë si viktima të pafajshme. Në tmerrin dhe kryerjen e krimeve nuk mund të ketë parimi të kompensimit. Thelbi kryesor i drejtë- sisë kërkon që të gjithë të trajtohen në të njëjtën mënyrë. Për më tepër, duhet të kryhet detyra për të gjetur të vërtetën dhe të administrohet drejtësia, në mënyrë që të ketë kthim në një paqe të vërtetë, dhe që komunitetet e ndryshme të pajtohen dhe të fillojnë të jetojnë dhe të punojnë së bashku.

Përmbajtja e vendeve perëndimore

7. Megjithatë, në rastin e Kosovës, logjika mbizotëruese duket të ketë qenë më tepër dritëshkurtër: të rivendoset një simulim i rendit sa më shpejtë që të jetë e mundur, duke shmangur çdo gjë që mund të jetë përgjegjëse për destabilizimin e një rajoni ende në një gjendje ekuilibri shumë të brishtë. Rezultati ka qenë një formë e drejtësisë që mund të përkufizohet vetëm si selektive, pa u ndëshkuar shumë krime të cilat duket se, në bazë të indikacioneve të besueshme, kanë qenë direkt ose indirekt vepër e drejtuesve të lartë të UÇK-së. Vendet perëndimore që ishin angazhuar në Kosovë, ishin përmbajtur nga një ndërhyrje e drejtpërdrejtë në terren, duke preferuar sulmet ajrore, duke e konsideruar kështu UÇK-në si aleatin e tyre të domosdoshëm për operacionet në terren. Aktorët ndërkombëtarë vendosën ta mbyllnin njërin sy për krimet e luftës të UÇK-së, duke i dhënë më shumë prioritet arritjes së një shkalle të stabilitetit afatshkurtër. Në fakt, Kosova e re është ndërtuar mbi strukturat ekzistuese të lëvizjes atdhetare kosovare-shqiptare. Del se administratat e njëpasnjëshme ndërkombëtare të vëna në vend, si dhe Qeveria e Shteteve të Bashkuara, e cila konsiderohet në përgjithësi se luan një rol të rëndësishëm në çështjet e Kosovës së re, është dashur që të mbanin marrëdhënie të mira me aleatët e tyre de facto në terren, pasi këta të fundit ishin bërë zotërinjtë e rinj të skenës politike vendore. Kjo situatë, siç kemi theksuar më lart, ka shkatërruar përfundimisht perspektivën e ndriçimit të krimeve të kryera, të paktën në rastet kur ekziston çdo tregues se ato ishin vepra të personave në pozita të pushtetit apo afër atyre që ishin në pushtet . Një problem shtesë është se burimet e administratës ndërkombëtare nën UNMIK-un ishin të pamjaftueshme, si në sasi dhe në cilësi, për detyrën e ndjekjes penale në mënyrë efektive dhe të paanshme për krimet e kryera. Postimi i stafit ndërkombëtar të UNMIK-ut mbi kontratat e kufizuara kohore dhe rotacioni i përhershëm, ishte një pengesë e madhe në administrimin e drejtësisë. Zyrtarët ndërkombëtarë na kishin thënë se kishte qenë e pamundur për të ruajtur konfidencialitetin e burimeve të tyre - një element që konsiderohet thelbësor për suksesin e një hetimi penal - në mënyrë të veçantë për shkak të mbështetjes së tyre te përkthyesit lokalë që shpesh i njoftonin personat e caktuar se ishin duke u hetuar. Si rezultat i kësaj, Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX) duhej që të sillte në vend përkthyesit nga vendet e tjera, në mënyrë për të kryer hetimet e tij më të ndjeshme në mënyrë të sigurt. Të njëjtat burime na kanë thënë se qasja e bashkësisë ndërkombëtare mund të përfshihej në nocionin e "stabilitetit dhe paqes me çdo kusht". Pa dyshim një qasje e tillë nënkuptonte mosshkaktimin e konflikteve me liderët lokalë në fuqi.

8. Misioni i EULEX-it, operacional që nga fundi i vitit 2008, për këtë shkak, kishte trashëguar një situatë tejet të vështirë. Dosje të shumta për krime lufte, veçanërisht ato në të cilat luftë- tarët e UÇK-së ishin të përmendur si të dyshuar, i ishin dorëzuar EULEX-it nga UNMIK-u në një gjendje aq të mjerueshme (me evidentim joadekuat të deklaratave të dëshmive dhe të provave, si dhe me boshllëqe të gjata kohore), sa që zyrtarët e EULEX-it kishin shprehur frikën e tyre në mënyrë të qartë gjatë vizitave tona fakt-gjetëse, se shumë dosje, thjesht, do të duhej të braktiseshin (të mos merreshin parasysh). Disa nga kontaktet tona që përfaqësonin shoqërinë civile të sapolindur të Kosovës, nuk hezitonin që ta kritikonin edhe vetë EULEX-in: ishte pritur me të madhe që EULEX-i të më në fund, do të përndiqte "paprekshmit", për të cilit dihej se kishin një të kaluar të errët. Megjithatë, këto shpresa ishin të kota: ka pasur shumë deklarata dhe premtime, por rezultatet konkrete kanë mbetur për t'u parë. Rasti i Nazim Bllacës, "informatorit" i cili pranoi publikisht që ka kryer vrasje me urdhër të disa prej politikanëve të rangut të lartë të sotëm, është simbolik. Katër ditë kaluan para se ai njeri të arrestohej dhe të vendosej nën mbrojtje. Mënyra në të cilën EULEX-i merret me çështjen e tij do të jetë një test i rëndësishëm se sa larg është i përgatitur ai për të shkuar në realizimin e misionit të tij për të promovuar drejtësinë.


EULEX-i të marrë mbështetje

9. Duhet megjithatë të përgëzohet përkushtimi i shquar i shumë pjesë- tarëve të stafit të EULEX-it - në kohën e shkrimit të këtij materiali, të përbërë nga rreth 1 600 drejtues ndërkombë- tarë dhe 1 100 punonjës lokalë - dhe vendosmëria e tyre për t'u përballur me sfidën e jashtëzakonshme që iu ishte caktuar. Përpjekjet e tyre kanë filluar të japin rezultate të prekshme, sidomos në lidhje me rastet e kampit të paraburgimit në Kukës dhe në Klinikën Medicus në Prishtinë. Megjithatë, është e domosdoshme që EULEX-i të marrë një mbështetje më të vendosur nga nivelet më të larta të politikës evropiane. Nuk mund të ketë dykuptimësi dhe hezitim në lidhje me nevojën për të ndjekur të gjithë të dyshuarit për krime, madje edhe në rastet kur të dyshuarit mbajnë funksione të rëndësishme institucionale dhe politike. Në mënyrë të ngjashme, EULEX-it urgjentisht duhet t'i jepet qasje në grupe të plota të të dhënave, të hartuara nga agjencitë ndërkombëtare që vepronin më parë në Kosovë, duke përfshirë edhe dosjet e KFOR-it që më pas iu ishin kthyer vendeve që dërgojnë ushtarë, si dhe dosjet e përpiluara nga ICTY. Sipas personave kryesore që punojnë në terren, duhet të ekzistojë një bazë e përbashkët e të të dhënave, të përbërë nga arkivat e të gjithë akterëve ndërkombëtarë, në dispozicion për hetuesit e EULEX-it. Mbetet të pyetemi se çfarë mund të jenë ndoshta arsyet për dështimin për të përmbushur një kërkesë të tillë themelore.

10. Policia e Kosovës, multietnike sa i përket përbërjes, është trajnuar profesionalisht, është e pajisur mirë dhe me sa duket efektive në luftën kundër krimeve të vogla apo të formave më pak të rënda të kriminalitetit. Me mbi 7 200 oficerë të uniformuar dhe më shumë se 1 100 pjesëtarë të stafit mbështetës, Policia e Kosovës përbëhet nga përfaqësues të 13 grupeve etnike, duke përfshirë edhe 10% të serbëve etnikë. Sipas sondazheve të fundit, PK është e dyta, menjëherë pas KFOR-it, në mesin e të gjitha institucioneve të Kosovës sa i përket nivelit të lartë të besimit të publikut që ajo gëzon. Zyrtarë të lartë ndërkombëtarë kanë konfirmuar gjithashtu se policët janë "të denjë", ndërsa gjyqtarët janë "problematike" - në kuptimin e të qenit subjekt i kërcënimeve, nën ndikimin politik, ose të korruptuar. Vlerësimet e policisë megjithatë ishin të ndryshme, varësisht nga vëzhguesit me të cilët ne ishim takuan. Policia e Kosovës ka ende për të bërë për ta dëshmuar veten dhe për ta fituar besimin e plotë të partnerëve të saj ndërkombëtarë, duke përfshirë edhe homologët e saj në misionin EULEX. Kemi hetuar dyshime në mesin e ndërkombëtarëve në lidhje me atë nëse e kanë apo jo të gjithë udhëheqësit e pjesës së forcave policore vendosmërinë e nevojshme politike për të ndjekur të gjitha format e krimit në mënyrën më të fuqishme të mundshme, sidomos kur policia është e thirrur për ta luftuar krimin e organizuar, dhe/ose krimet në të cilat janë të implikuara figura të larta politike ; sidomos në sigurimin e mbrojtjes me të vërtetë efektive të dëshmitarëve, një mjet shumë i ndjeshëm dhe i rëndësishëm në ndjekjen e kriminelëve më famëkeq dhe të rrezikshëm.

Korrupsioni dhe krimi, problem i madh

11. Korrupsioni dhe krimi i organizuar përbëjnë një problem të madh në rajon, sikur që kanë treguar disa studime ndërkombëtare. Problemi rëndohet nga fakti se kriminaliteti, korrupsioni dhe politika janë të ndërthurur në mënyrë të ngushtë. Prania masive e stafit ndërkombëtar nuk duket t'i ketë përmirësuar këto gjëra, por në të vërtetë ka bërë që të rriten disa anomali në vend; për shembull, një shofer apo një pastruese duke punuar për një organizatë ndërkombëtare ose një ambasadë të huaj, pa ndryshim fiton dukshëm më shumë se një oficer policie apo një gjyqtar, i cili është i detyruar që t'i sfidojë shkallët e vlerave shoqërore.

12. Prioriteti më i ngutshëm nga një perspektivë humanitare është dhënia e llogarisë për fatin e personave të pagjetur në lidhje me konfliktin në Kosovë. Numri i personave të zhdukur është jashtëzakonisht i lartë, kur merret parasysh madhësia modeste e popullatës së Kosovës. Nga një total prej 6 005 rastesh të personave të pagjetur, të hapura nga Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq (KNKK), rreth 1 400 persona janë gjetur të gjallë, dhe ka qenë e mundur për t'u zbuluar dhe identifikuar 2 500 trupa. Shumica e viktimave janë identifikuar si shqiptarë të Kosovës, gjysma e të cilëve ishin zhvarrosur nga varret masive të zbuluara në territorin serb dhe gjysma tjetër në Kosovë. Përveç kësaj, ka 1 869 persona të zhdukur të cilët mbeten të pagjetur, rreth dy të tretat e të cilëve janë shqiptarë të Kosovës. Rreth 470 persona u zhdukën pas ardhjes së trupave të KFOR-it më 12 qershor 1999, 95 prej të cilëve ishin shqiptarë të Kosovës dhe 375 jo-shqiptarë, kryesisht serbë.

13. Duke vlerësuar këto zhdukje, duhet theksuar se shumë familje shqiptare të Kosovës që kanë humbur një të afërm pas 12 qershorit të vitit 1999, thuhet se kanë deklaruar një datë më të hershme të zhdukjes, nga frika se të dashurit e tyre mund të konsideroheshin se kanë qenë "tradhtarë" të kauzës, të ndëshkuar nga UÇK-ja. Është e rëndësishme që të theksohet se ligji i Kosovës për kompensim për familjet e dëshmorëve shprehimisht përjashton personat që vdiqën pas ardhjes së KFOR-it. Sa i përket ligjit për kompensim për familjet e personave të zhdukur, i cili është ende në diskutim, qëndrimi i deklaruar i autoriteteve të Kosovës është se ligji duhet të mbulojë vetëm ato zhdukje që kanë ndodhur pas datës 1 janar 1999 dhe para 12 qershorit të vitit 1999. Ky qëndrim shërben për të treguar se sa e ndjeshme është çështja e të zhdukurve shqiptarë të Kosovës deri në ditët e sotme. Sipas disa prej informatorëve tanë, çështja në fjalë ende konsiderohet krejtësisht tabu dhe vazhdon të paraqesë një pengesë serioze për zbulimin e së vërtetës. Gjuetia në "tradhtarë" shpesh kishte lënë nën hije edhe hakmarrjet e përgjakshme mes fraksioneve të UÇK-së, dhe kishte shërbyer për të mbuluar krimet e kryera nga anëtarët dhe bashkëpunë- torët e UÇK-së.

Vijon

(Kosova Sot)