Ja kur pritet të hiqet barrikada mbi lumin Ibër

  • 01 July 2015 - 12:54
Ja kur pritet të hiqet barrikada mbi lumin Ibër

Ministrja për Dialog, Edita Tahiri ka paralajmëruar se deri më 1 tetor do të hiqet barrikada mbi lumin Ibër në Mitrovicë dhe se do të fillojë faza e parë e qarkullimit të këmbësorëve.

Sipsa saj, pjesa tjetër e marrëveshjes për lëvizjen e veturave në këtë pjesë do të implementohet më vonë, transmeton Klan Kosova.

Tahiri tha se ky është propozim i Bashkimit Evropian në bisedimet Kosovë-Serbi dhe se pala kosovare e ka pranuar këtë opsion.