Shtyhet ulja e TVSH-së për 1 shtator

  • 01 July 2015 - 13:50
Shtyhet ulja e TVSH-së për 1 shtator

Në mbledhjen e Komisionit për Buxhet dhe Financa janë miratuar amandametet për projektligjin për Tatimin në të Ardhurat e Korporatave, Projektligjin për Tatimin në të Ardhurat Personale dhe për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar.

Veç kësaj, një raport pune për rishikimin e buxhetit e ka dhënë edhe zëvendësministri i Financave, Agim Krasniqi, raporton gazetari i gazetës "Kosova Sot".

Ky i fundit ka thënë se aplikimi i uljes së tatimit mbi vlerën e shtuar është shtyrë për 1 shtator, ndonëse ishte paraparë që kjo të fillojë më herët.

Me këtë rast, kryetari i Komisionit Naser Osmani, ka thënë se amendamentet e këtyre ligjeve janë bërë pas konsultave dhe sugjerimeve që i kanë dhënë përfaqësuesit e bizneseve, ekspertët e ekonomisë dhe përfaqësuesit e odave ekonomike në Kosovë. (Kosova Sot)