KOMF kërkon zbardhjen e rastit për abuzimin e dy të miturave nga Suhareka

  • 01 July 2015 - 14:16
KOMF kërkon zbardhjen e rastit për abuzimin e dy të miturave nga Suhareka

Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve – KOMF, është jashtëzakonisht i shqetësuar me lajmin rreth dyshimeve për abuzim seksual të dy të miturave nga Suhareka, nga pjesëtarë të Policisë së Kosovës.

"KOMF i bënë thirrje organeve të rendit dhe drejtësisë që të veprojnë sa më shpejtë për zbardhjen e rastit në fjalë.

KOMF kërkon nga institucionet përkatëse, që të miturave ti ofrohen shërbimet e duhura, mbrojtje sociale dhe ligjore dhe njëherit ruajtjen e konfidencialitetit të tyre", thuhet në kumtesë.

(Kosova Sot)