Bizare: 36 vjeçari martohet me të miturën 6 vjeçe

  • 01 July 2015 - 14:25
Bizare: 36 vjeçari martohet me të miturën 6 vjeçe

Ueb-faqja informative, “Metro” ka publikuar disa imazhe shokuese të një martese në Indi. Dhëndri Ratan Lal Jat, 35 vjeç, anëtar i këshillit të fshatit të Gangrar, në Rajasthan të Indisë, u martua me një vajzë fare të mitur, vetëm 6 vjeçe.

Imazhet janë publikuar nga agjencia “Cover Asia Press” dhe martesa daton më 23 qershor, kur burri zhvilloi ceremoninë sekrete në një tempull në fshat. Mes të pranishmëve ishte edhe Jamuni Bai, një person i njohur më herët për kombinimin e martesave të tilla.

Policia shpjegoi se ceremonia ishte mbajtur bazuar në rregullat e Nata Pratha, një traditë antike lokale ku çdo mashkull i martuar mund të marrë një grua të re në moshë, nëse është në gjendje ti japë familjes së saj një kompensim financiar.

Ratan Lal Jat i martuar më herët, mund të martohej me një vajzë të martuar në të kaluarën, por zgjodhi të martohej me 6 vjeçaren.