Vazhdon importimi i energjisë elektrike

  • 01 July 2015 - 16:54
Vazhdon importimi i energjisë elektrike

Kompania Kosovare për Distribuim dhe Furnizim me Energji Elektrike – KEDS ditë më parë informoi për ndërprerjen e paplanifikuar të prodhimit në njësinë A4 të KEK-ut që pritej të kthehet dje në prodhim. Por, siç njoftoi sot KEDS-i, fatkeqësisht, kjo njësi është ende jashtë prodhimit, ndërsa nga KEK-u është informuar që janë duke bërë të pamundurën që këtë njësi ta kthejnë në prodhim sot në mesnatë.

“Për më shumë, njësia A5 është në proces të paplanifikuar të riparimit dhe tani më vetëm dy njësi janë aktive në KEK, derisa pjesa tjetër mbulohet me import të energjisë elektrike me qëllim të sigurimit të kapaciteteve të mjaftueshme për furnizim për konsumatorë.

Çdo devijim i tillë i paplanifikuar nga operatorët tjerë rrezikon edhe furnizimin e rregullt me energji elektrike si dhe i vejnë KEDS, KESCO dhe konsumatorët në pozitë të keqe, duke qenë se sektori i energjisë është sektor i rregulluar publik”, thuhet në njoftim.

KEDS-i porosit se, si gjithnjë, ka ndërmarrë të gjitha hapat që këto ndërprerje të paplanifikuara të njësive prodhuese në KEK të mos ndikojnë në furnizimin e rregullt me energji elektrike për konsumatorë.

“Pasi që kapacitetet aktuale të disponueshme të energjisë elektrike janë minimale, dhe pasi që sipas planeve paraprake dhe bilancit të aprovuar nga MZHE do të duhej të ishin në prodhim katër njësi në KEK, ndërsa janë aktive vetëm dy, KEDS i lut të gjithë konsumatorët të kursejnë energjinë elektrik