Safet SKANDALI, ushtari i klanit 'Pronto'

  • 02 December 2016 - 07:38
Safet SKANDALI, ushtari i klanit 'Pronto'

Ekspertët e ekonomisë vlerësojnë njëzëri se kjo deklaratë e Safet Gërxhaliut është në shpërputhje me postin që e mban si kryetar i OEK-ut, detyrë e të cilit mbetet mbrojtja e tregut të lirë, luftimi i monopoleve, si dhe mbrojtja e interesave të të gjitha bizneseve kosovare, e jo të mbrojë vetëm interesat e klaneve të caktuara, shkruan Gazeta Kosova Sot

Nënkryetari i OEK-ut, Arif Elshani, lidhur me deklaratën skandaloze të Safet Gërxhaliut, kryetar i OEK-ut, për gazetën "Kosova Sot" tha se koha e monopoleve në ekonominë tonë ka kaluar dhe çdo monopol që aplikohet në Kosovë nuk e mundëson zhvillimin ekonomik të Kosovës. Nënkryetari Elshani tha se një deklaratë e tillë e Gërxhaliut është thjesht një deklaratë personale, sepse ai në asnjë moment nuk është konsultuar fare me askënd nga kryesia e OEK-ut, dhe si e tillë ajo deklaratë është e dëmshme për ekonominë dhe bizneset kosovare.

Oda Ekonomike e Kosovës është një organizatë, që duhet të mbrojë interesat e bizneseve, por deklarata kundërthënëse e kryetarit të OEK-ut, Safet Gërxhaliu, me të cilën ai po mbronte haptazi monopolet e 'Devollëve' në fushën e Terminaleve doganore, po tregon të kundërtën, se edhe OEK-u është bërë vegël e klanit "Pronto". Kërkesa e Gërxhaliut ndaj Ministrisë së Financave për të pezulluar vendimin e Doganës së Kosovës për një terminal të ri doganor, që i plotëson të gjitha kushtet dhe i shkelen të drejtat për mbi dy vite, i ka befasuar tej mase për të keq analistët e fushës së ekonomisë, përfaqë- sues të bizneseve dhe të shoqërisë civile. Ata vlerësojnë njëzëri se kjo deklaratë e Safet Gërxhaliu në radhë të parë është në shpërputhje me postin që e mban si kryetar i OEK-ut, detyrë e të cilit mbetet edhe hapja e tregut të lirë dhe luftimi i monopoleve, si dhe mbrojtja e interesave të të gjitha bizneseve kosovare, e jo të mbrojë vetëm interesat e klaneve të caktuara . Analistët thonë se një deklaratë e tillë është edhe kundërkushtetuese, sepse, sipas tyre, fundja Kushtetuta e vendit e garanton tregun e lirë dhe një ekonomi të liberalizur. Me gjithë përpjekjet e gazetës që të marrë një opinion nga drejtuesi i OEK-ut, lidhur me deklaratën e tij skandaloze, nuk kemi arritur të marrin përgjigje nga Gërxhaliu. Drejtuesit e OEK-ut, të enjten, gjendeshin për një vizitë zyrtare disaditëshe në Kroaci. Në telefonatën e bërë në adresë të Safet Gërxhaliut, me të dëgjuar se pyetja i është bërë nga ana e gazetarit të së përditshmes "Kosova Sot", ai e ka mbyllur celularin, duke mos dhënë përgjigje. Gazeta po ashtu ditën e djeshme atij i ka dërguar edhe pyetjet për çështjen në fjalë, përmes adresës elektronike, por deri në mbyllje të gazetës nuk ka marrë përgjigje.

Nënkryetari i OEK-ut fajëson kryetarin për deklaratën e papërgjegjshme Nënkryetari i OEK-ut, Arif Elshani, lidhur me deklaratën skandaloze të Safet Gërxhaliut, kryetar i OEK-ut, për gazetën "Kosova Sot" tha se koha e monopoleve në ekonominë tonë ka kaluar dhe çdo monopol që aplikohet në Kosovë nuk e mundë- son zhvillimin ekonomik të Kosovës. Nënkryetari Elshani tha se një deklaratë e tillë e Gërxhaliut është thjesht një deklaratë personale, sepse ai në asnjë moment nuk është konsultuar fare me askënd nga kryesia e OEK-u, dhe si e tillë ajo deklaratëështë e dëmshme për ekonominë dhe bizneset kosovare. "Nëse një kompani si ajo, për të cilën është kundër Safet Gërxhaliu, ka investuar me miliona euro, përse mos t'i jepet leja për terminal. Sepse sa më shumë terminale doganore që të ketë, konkurrenca do të jetë më e madhe dhe oferta do të jetë më e mirë dhe më e lirë për kompanitë tona", ka theksuar ai. Ndaj shih për këtë, nënkryetari Arifi edhe njëherë këmbënguli se deklarata e Gërxhaliut është krejtësisht personale. "Sikur ai të ishe konsultuar me mua, unë nuk do të lejoja që ai të jepte një deklaratë të tillë, pasi ajo si e tillë është e dëmshme për bizneset. Nëse ne bëjmë sa më shumë terminale dhe të kemi sa më shumë oferta, do të kemi çmime dhe shërbime më të mira", potencoi Arifi.

Shtimi i konkurrencës përmirëson tregun, shërbimet dhe ul çmimet Edhe bankieri Milazim Abazi ka mbetur i befasuar nga deklarata e të parit të OEK-ut. Me këtë rast ai tha se shtimi i numrit të terminaleve doganore është pozitiv për ekonominë e Kosovës dhe qytetarët e saj, sepse sa më shumë operatorë ekonomikë, jo vetëm në këtë fushë kjo do të thotë se do të kemi një konkurrencë më të madhe, shërbime më cilësore dhe çmime më të lira. "E kundërta e kësaj krijon pozita monopoliste dhe e dëmton ekonominë e tregut", ka potencuar më tej ai. Ndërsa kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës, Fadil Berjani, për gazetën "Kosova Sot" tha se e ka vlerësuar si të gabuar dhe një deklaratë e pavend atë që e ka kërkuar Safet Gërxhaliu. "Edhe sipas Nenit 10 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, Qeveria jonë dhe ne bizneset jemi të përcaktuara me kohë për një treg të hapur dhe liberal dhe së këndejmi edhe mbesim për një treg të lirë dhe për një konkurrencë fer e të barabartë", ka potencuar ai. Përfaqësuesi i shoqërisë civile, Selatin Kaçaniku, tha për "Kosova Sot" se nëse e marrim parasysh vetëm një nga kushtet për hapjen e bizneseve, e që është konkurrenca e lirë dhe nëse kemi parasysh se kemi shumë dyshime për ekzistimin e monopolit e oligopolit në këtë sektor - atëherë do të duhej hapur edhe një terminal, i cili nuk do ta dëmtonte askënd e do të fuste më shumë konkurrencë në emër të rritjes së cilësisë së shërbimeve. "Nëse bëhet fjalë 'për mbrojtjen e interesave të OEK-ut' duhet ta kemi të qartë se interesat e ekonomisë, të tregut, të bizneseve në tërësi e të qytetarit konsumator janë mbi interesat e një Asociacioni, qoftë ai edhe prestigjioz, siç është OEK-u", ka theksuar Kaçaniku

OEK-u kërkon pezullimin e vendimit për terminal të ri Në shkrimin e publikuar së pari në një të privat, 'Klan Kosova', që financohet nga 'Devolli', kompani monopoliste, e njohur për lidhjet me pushtetin dhe skandalet e saj, e cila e ka pasur terminalin e vetëm doganor në Prishtinë, kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu, kishte kërkuar pezullimin e vendimit për një terminal të ri doganor të ri, derisa ka numëruar një varg shkeljesh, sipas tij, të bëra në këtë rast nga Doganat e Kosovës dhe ministritë përkatëse. 

(Kosova Sot)