I inkriminuari Baton Spekulanti

  • 02 December 2016 - 07:59
I inkriminuari Baton Spekulanti

Koha e monopoleve të familjes Devolli dhe klanit "Pronto" duhet të përfundojë detyrimisht në pajtim me Kushtetutën dhe ligjet! Tregu duhet të hapet që çdo kompani që përmbush kushtet duhet të marrë licenca për homologim, terminale e shumëçka tjetër që deri më sot kanë qenë ekskluzivisht të rezervuara për vëllezërit Devolli dhe klanin "PRONTO" , të cilëve ata ua "lagin fytin"

Është një avokat i mirënjohur kosovar që ka lëvizur dhe lëviz edhe tani nëpër Beograd e Serbi, por kur kthehet me miqtë e vet nuk heziton të ndajë disa informata nga dora e parë, kur thotë se " Batoni edhe para, gjatë dhe pas luftës kishte mbajtur lidhje e kryer edhe shumë shërbime të efektshme e të dobishme spiunimi edhe në baza ditore kundër shqiptarëve në Kosovë. Dhe, lidhur me shpërblimet që kishte marrë nga UDBja përmend me shumë qejf " një xhip Toyota RAV4" nga një sallon i Automobilave në Beograd. Pagesën e automobilit e kishte bërë ish-drejtori i "Komercialna banka Beograd", Lubomir Mihajloviq, me urdhër të Milosheviqit, dhe kjo e tëra kishte rrjedhur direkt nga drejtori i bankës, i cili edhe ia kishte dëshmuar me pagesë zyrtare bankare.

Për Baton Haxhiun, një dallaveraxhi mediash, trafikant lajmesh, shërbëtor i oligarkëve të politikës dhe bizneseve mafioze, është e zakonshme të sulmojë secilin që i del në rrugë, bukëdhënësve të tij. Nuk është hera e parë, që ky monstrum medial, që tërë Kosova e njeh si një bashkëpunëtor të vjetër e të devotshëm të kryekriminelit serb Milosheviq dhe të Stanishiqit të UDBsë serbe, i vërsulet sipërmarrjes private, të ligjshme dhe të ndershme, duke u përpjekur të hedhë baltë mbi biznesin, familjen, individin. Në një vend si Kosova, ku drejtësia është e kapur, matrapazë si ai, nuk i tremben ligjit, prandaj shfryjnë çfarë u bie ndërmend në hapësirat mediale që i keqmenaxhojnë dhe abuzojnë. Kësisoj, si zagarët ia mësyjnë gjahut të radhës, Batoni&CO na është sulur sërish përmes televizionit të tij privat, të financuar nga mafio-oligarkët e korporatës monopoliste dhe te inkriminuar "Devolli", me shpifje dhe trillime, fyerje dhe akuza të sajuara e te pabaza fare. Ia kemi bërë të qartë edhe më herët, se biznesi ynë, gazeta "Kosova Sot" dhe shoqëritë e themeluara nga unë si tani ish-shtypshkronja "Interpress R. Company" shpk, "Emporium"shpk, "City Park", po të kishin edhe parregullsinë më të vogël dhe shkeljen më minore ligjore apo financiare, nuk do të ekzistonin më. Për dallim prej Baton Haxhiut, Ruzhdi Kadriu, me oligarkët e inkriminuar në Kosovë dhe me ata që e kanë prapashtesën -iq- nuk ka bërë kurrë biznes, në këto afro 30 vjet të aktivitetit privat. Është një avokat i mirënjohur kosovar që ka lëvizur dhe lëviz edhe tani nëpër Beograd e Serbi, por kur kthehet me miqtë e vet nuk heziton të ndajë disa informata nga dora e parë, kur thotë se " Batoni edhe para, gjatë dhe pas luftës kishte mbajtur lidhje e kryer edhe shumë shërbime të efektshme e të dobishme spiunimi edhe në baza ditore kundër shqiptarëve në Kosovë. Dhe, lidhur me shpërblimet që kishte marrë nga UDB-ja përmend me shumë qejf " një xhip Toyota RAV4" nga një sallon i Automobilave në Beograd. Pagesën e automobilit e kishte bërë ish-drejtori i "Komercialna banka Beograd", Lubomir Mihajloviq, me urdhër të Milosheviqit, dhe kjo e tëra kishte rrjedhur direkt nga drejtori i bankës , i cili edhe ia kishte dëshmuar me pagesë zyrtare bankare. Ndërkaq që te gjithë gazetarët dhe prishtinasit e dinë që vërtet Batoni e kishte vozitur për një kohë të gjatë atë automobil "xhip Toyota RAV4". Për dallim prej dezinformuesit Haxhiu, që ushqehet ekskluzivisht nga bota kriminale e pushtetit, sipërmarrja jonë kurrë nuk ka marrë tender nga shteti për këto afro 30 vjet afarimi, por jeton me mund e djersë, me përkushtim e ndershmëri, me ligjshmëri dhe aftësi për të afaruar, ndonëse në rrethana tepër të përkeqë- suara. Historia e terminalit doganor është një përrallë e gatuar në kuzhinat e një pjese të SHIK-ut, klaneve kriminale "Pronto", ku natyrisht, është i përlyer, ideator, sponsor, dhe mentor Baton Haxhiu me shokët e tij të inkriminuar deri në fyt . Le të gjejnë qoftë edhe një shkelje më të vogël ligjore sa i përket biznesit tonë dhe le ta dërgojnë në Prokurorinë e Shtetit për hetime të ligjshme, por nuk kanë ku të kapen dhe si rrjedhojë trillojnë, tentojnë të na e prishin imazhin që kemi si familje dhe si gazetë e biznese të ligjshme. 

 

Image

 

Faktet që demantojnë shpifjet e mercenarëve të mafio-oligarkëve

Kushtetuta dhe ligjet ia mundësojnë çdo biznesi të ligjshëm të aplikojnë për një licencë të caktuar dhe nëse plotësohen kushtet, askush nuk ka të drejtë ligjore që ta ndalojë pajisjen me licencë, qoftë në rastin e një terminali apo çfarëdo veprimtarie tjetër afariste. Mirëpo, në Kosovë dhënia e licencave për homologim, terminale apo çfarë- do licence tjetër është e drejtë ekskluzive për Devollët dhe klanin "Pronto". Procesi për aplikim për terminal ka filluar në fillim të vitit 2014 dhe Dogana e Kosovës, në shkresën e datës 28.08.2014, të nënshkruar nga ish-drejtori Lulzim Rafuna, të cilin e marrin tani në mbrojtje , konfirmon se Ministrisë së Infrastrukturës i është kërkuar që të licencojë mbi bazën e kërkesës sonë edhe një terminal doganor shtesë në rajonin e Prishtinës për nevoja doganore dhe ky është pëlqimi i Doganës, së bashku me komponentën e EULEX-it. Por, pavarësisht kësaj shkrese, klani "Pronto" vihet në lëvizje për të bllokuar hapjen e terminalit të ri doganor, pavarësisht faktit se një gjë e tillë ishte krejtësisht e kundërligjshme dhe shkelje e Kushtetutës. Për këto bllokime dhe shtyrje të paligjshme kam ngritur padi për kompensim dëmi në Gjykatën Themelore në vitin 2015, ndërkaq kallëzimet penale kundër zyrtarëve të inkriminuar në vitin 2016, edhe atë në Prokurorinë Speciale. Me ardhjen e ministrit të ri është zhbllokuar procesi i licencave për terminale dhe Dogana sërish përmes një shkrese zyrtare të datës 13.04.2016 konstaton :"...se objekti i "City Park"-ut në Bresje, i licencuar si Terminal i Mallrave, i plotëson të gjitha kushtet dhe kriteret teknike të kërkuara nga Dogana për funksionim si Zyrë e Brendshme Doganore ". Gjatë kësaj periudhe mbi 2 vjeçare biznesit tonë i janë shkaktuar humbje të konsiderueshme, sepse investimet ishin në vlerë të madhe, ndërsa veprimtaria afariste po bllokohej kundërligjshëm. Si rrjedhojë, duke e parë bllokadën e padrejtë kundër zhvillimit të biznesit të ligjshëm, "City Park" dhe "Emporium" bënë kallëzim penal më datën 18.11.2016 ndaj dy zyrtarëve kryesorë përgjegjës, ish -ministrit të Infrastrukturës, Fehmi Mujota, dhe ish-drejtorit të Doganave, Lulzim Rafuna. Gati dy vite më herët kishim deponuar edhe një padi në Gjykatën kompetente në Prishtinë për zhdëmtim të biznesit përmes vendimeve të kundërligjshme dhe antikushtetuese. Duke e parë se për shkeljet flagrante të ligjit, personat përgjegjës mund të përgjigjen para drejtësisë, propaganda dezinformuese u aktivizua sërish. Urdhërdhënësit e këtyre shpifësve, i kuptojmë se thyerja e monopolit të Devollit, të cilin e mjel Baton&CO, në shumë miliona euro, është cenim i interesave shumëmilionëshe. Prandaj janë hedhur në fushatë çoroditëse, me moton "shpif, shpif, se diçka do të mbetet". Por, e tëra pa fakte e prova do të përfundojë në shpifje dhe trillime, që sërish është shkelje ligjesh nga ana e shpifësve! Me rëndësi për këta ndotës të hapësirës publike është xhepi dhe kontot e tyre të fryra në radhë të parë dhe forcimi i monopoleve të biznesit kriminal dhe pushtetit të korruptuar, kundër të cilëve, natyrshëm, ndonëse gati e vetme, ka mbetur gazeta e pavarur "Kosova Sot". Kjo është një luftë speciale, në një xhungël shtetërore, ku shpresojmë se në fund do të ketë drejtësi dhe ligjshmëri, ndonëse sundimi i ligjit është në krizë. Për fund, ia bëjmë me dije Batonit dhe derivateve të tij mediatike, që shpërndajnë gënjeshtra e shpifje kundër biznesit të ndershëm, se për shpifjet dhe dëmet që na i kanë bërë gjer më tani do të ballafaqohen me padi civile në Gjykatën kompetente, dhe kallëzime penale për veprimet korruptive dhe në krim të organizuar që i bëjnë në bashkëveprim me zyrtarë të lartë të shtetit. Koha e monopoleve të familjes Devolli dhe klanit "Pronto" duhet të përfundojë detyrimisht në pajtim me Kushtetutën dhe ligjet! Tregu duhet të hapet që çdo kompani që përmbush kushtet duhet të marrë licenca për homologim, terminale e shumëçka tjetër që deri më sot kanë qenë ekskluzivisht të rezervuara për vëllezërit Devolli dhe klanin "PRONTO" , të cilëve ata ua "lagin fytin".

(Kosova Sot)