Familja që jeton në varfëri ekstreme në qendër të Prizrenit

  • 01 July 2015 - 17:52
Familja që jeton në varfëri ekstreme në qendër të Prizrenit

Njëra ndër familjet që jeton me kushte ektremisht të varfra është ajo e Enver Xhemajlit, ku ai bashkëvuan tani  plot 16 vjet me  bashkëshorten Kadishen, që është e paralizuar dhe me fëmijët ende të moshës së re, Rionin dhe  vajzën e vogël Alma, që  për shkak të dhembjes  së madhe ndaj së ëmës ajo  rritet  tek dajat e saj.  I zoti i shtëpisë, Enver Xhemajli, shpjegon se tani e 16  vjet përkujdeset për shoqen e tij dhe me kushte tepër të rënda, jeton vetëm në një dhomë që ka 16 metra katrorë.

Image

Para as për barna

Enveri merr 55 euro si ndihmë sociale, kurse si person i paralizuar Kadishja merr 75 euro, por  ata thonë se vetëm për barnat për Kadishen me udhëzim mjeku në muaj duhet t’i i kenë 200 euro. "Jemi në  muajin e shenjtë të Ramazanit dhe shpresoj se dikush do të hapë derën, për të na ndihmuar që edhe ne të festojmë këtë muaj të shenjtë”, pohon Enveri për "Kosova Sot" . Edhe ai është i sëmurë, ka dhimbje koke dhe sëmundje të tjera kronike, por që ende  nuk ka shkuar te mjeku, sepse  frikësohet mos po i thotë të blejë ndonjë ilaç të shtrenjtë  dhe nuk ka mjete  t’i përkushtohet vetes, derisa  Kadishja  është në këtë gjendje. Ndërkaq, djali i Enverit, Rioni 23-vjeçar, tregon se sa i vështirë është kujdesi për familjen e tij, e veçanërisht për nënën, pasi ajo të gjitha nevojat duhet t'i kryejë me ndihmën e tij ose te babait të tij.  “Ndoshta jetojmë më së vështiri në  Kosovë, por Zoti shpirtin nuk ta merr kur duash, por vetëm kur ai e shkruan këtë”, pohon Kadishja, kurse Enveri i  zhytur thellë në  mendime thotë se falë ndihmave kanë mbijetuar deri këtu. (Më gjërësisht mund ta lexoni në numrin e sotëm të gazetës KOSOVA SOT)

Image
Image