AAK : Thaçi e Enver Hoxhaj takime sekrete me shefin e televizionit serb B92

  • 02 December 2016 - 14:15
AAK : Thaçi e Enver Hoxhaj takime sekrete me shefin e televizionit serb B92

AAK i  kërkon sqarim presidentit për takimin sekret me shefin e televizionit serb.

Fatos Mani Anëtari i Kryesisë së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ka kërkuar nga Presidenti Hashim Thaçi të tregojë arsyen e takimit të fshehtë që ka pasur në Prishtinë me shefin e televizionit serb B92, Veran Matic.

Në një postim në rrjetin social Facebook Mani ka shkruajtur:

Para ca ditëve në Prishtinë ishte shefi i Televizionit serb B92.
Ai gjatë kësaj vizite kishte takime të ndara me Hashim Thaçin dhe ministrin e Jashtëm, Enver Hoxhaj (takime të mbyllura).
Që nga hyrja e tij në Kosovë e deri në largimin u shoqërua vazhdimisht nga Policia e Kosovës.

Pak ditë pas kësaj vizite, në mediat serbe filluan sulmet e fabrikuara ndaj Ramush Haradinajt, kryetar i AAK-së.
Rastësi, apo e ndërlidhur?

Pushteti i "veprimeve sekrete" do të duhej që të jap sqarime publike për këto takime të mbajtura larg syrit të mediave.

(Kosova Sot)