Greqia s’ka fuqi të shkaktojë katastrofë ekonomike në Evropë

  • 01 July 2015 - 18:11
Greqia s’ka fuqi të shkaktojë katastrofë ekonomike në Evropë

Dyert për bisedime me Greqinë mbeten gjithmonë të hapura, deklaroi sot kancelarja gjermane Angela Merkel para deputetëve në Dhomën e Poshtme të Parlamentit gjerman, duke shtuar se ky është borxh ndaj qytetarëve dhe ndaj Evropës.

Në të njëjtën kohë Merkel dhe zëvendësi i saj Sigmar Gabriel e porositën kryeministrin grek Alexis Tsipras se Greqia duhet patjetër t’i respektojë kushtet para se të fitojë para të reja.

“Greqia nuk ka fuqi të shkaktojë katastrofë ekonomike në Evropë”, është qëndrimi i liderëve gjermanë.

“Është e vërtetë se këto janë ditë turbulente dhe se depozita është e madhe. Bota i ka kthyer sytë nga ne. Por, ardhmëria e Evropës nuk është zënë peng. Ardhmëria e Evropës do të jetë do të jetë në rrezik nëse harrojmë se kush jemi dhe çka na bën të fortë: Unioni që bazohet mbi ligjin dhe përgjegjësinë, Nëse e harrojmë këtë euroja do të bie dhe Evropa bashkë me të”, deklaroi Merkel, transmeton MIA.

Kancelarja konsideron se Greqia ka të drejtë të mbajë referendum, por edhe se 18 anëtaret tjera të euro-grupit kanë të drejtë t’i mbrojnë pozicionet dhe interesat e tyre.

“Të jesh evropian i mirë nuk do të thotë që të kërkohet marrëveshje me çdo kusht”, deklaroi Merkel, me çka i dërgoi Greqisë porosi të qartë se nuk do të pranojë kurrfarë kërkese të Athinës nëse kjo s’është në interes të BE-së.