Franca ka pezulluar 2 ushtarë, ja arsyeja

  • 01 July 2015 - 18:15
Franca ka pezulluar 2 ushtarë, ja arsyeja

Franca ka pezulluar 2 ushtarë të saj pasi akuzohen për ngacmime seksuale ndaj fëmijëve në Burkina Faso, në Afrikë.  

Sipas agjencisë së lajmeve AFP, babai i një vajze 5-vjeçare ka gjetur një video ku shikohet ushtari që abuzon seksualisht vajzën e mitur.

Një raport i OKB-së deklaron se 16 paqeruajtës francezë kanë abuzuar me fëmijët në Republikën e Afrikës Qendrore. Policia ushtarake franceze po udhëton drejt vendngjarjes për të investiguar rreth ngjarjes së bashku me policinë lokale. Forcat e armatosura te Francës janë kritikuar për mosmarrjen e masave ndaj këtij fenomeni.

Rreth 3000 ushtarë francezë janë të shpërndarë në 5 vende të ndryshme të këtij rajoni, Mali, Çadi, Mauritania Niger dhe Burkina Faso, në një operacion anti terrorizëm. Gjithashtu, janë rreth 125.000 paqeruajtës të shpërndarë në disa vende të  botës.