Në Gjermani Kosovës ju ofrua projekt për “Kosovën A” thotë Abrashi

  • 01 July 2015 - 18:30
Në Gjermani Kosovës ju ofrua projekt për “Kosovën A” thotë Abrashi

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale dhe Zëdhënësi i Qeverisë, e ka konfirmuar se oferta e kompanisë gjermane Bilfinger, për rimëkëmbjen e termocentralit Kosova A, qëndron.

Ai ka bërë të ditur se kjo ofertë është bërë në takimin Merkel – Mustafa, ku projektet investive gjermane ishin temë kyçe e tyre.

“Janë dy projekte paralele. Countur Global, është ofertuesi për të investuar në projektin Kosova e Re kurse Bilfinger ka propozuar të investojë në projektin Kosova A. Bilfinger e ka një plan strategjik për të rimëkëmbur termocentralin Kosova A”, ka thënë Abrashi në emsiion Info Magazine në Klan Kosova.

“Qeveria ka pranuar planin strategjik të kësaj kompanie dhe tani pritet oferta financiare”, ka thënë Abrashi.