Tmerri i drogës

  • 01 July 2015 - 19:43
Tmerri i drogës

Ndonëse asnjëherë nuk e kishte menduar një jetë të tillë ku do të largohej nga shtëpia dhe nuk do të kishte kontakt më me familjarët e tij, megjithatë një gjë e tillë i ka ndodhur.  Jo pse ai kishte dashur, por se rruga në të cilën kishte hyrë e tërhiqte çdo herë e më shumë dhe nuk shihte asnjë dalje. Është ky 28-vjeçari F.Y, i cili tregon se si përdorimi i drogës i kishte shkaktuar probleme tejet të mëdha, sa që e kishte larguar edhe nga familja. “Kisha 22 vjet kur e provova për herë të parë dhe që nga ajo ditë më nuk mund të ndahesha nga kjo substancë e mallkuar. Si i ri që isha dilja pothuajse çdo natë me shokë dhe shkonim nëpër diskoteka e nëpër vende të ndryshme. Një natë dolëm në ditëlindjen e  një shoku dhe shkuam në një diskotekë ku qëndruam deri vonë. Aty kemi pirë shumë dhe jemi deh e duke u kthyer nga ajo diskotekë njëri nga shokët kishte me vete kokainë dhe u drejtua nga ne duke na thënë që ta provonim”, ka treguar ai duke kujtuar atë natë. E, në gjendjen që ishin pa dyshim që ishte e vështirë të kontrollonin veten dhe kështu kishin pranuar ta provonin  edhe pse për F.Y ishte hera e parë. “Unë nuk kam provuar asnjëherë drogë, madje as cigaren nuk e kam pirë, por atë natë e provuan të gjithë dhe isha i dehur e kështu e provova edhe unë. Më dha një kënaqësi që nuk e kisha provuar asnjëherë dhe ndihesha tejet mirë, e kështu kur mbërrita në shtëpi kam fjetur si të isha i vdekur nuk kam dëgjuar asgjë deri të nesërmen në mesditë kur më zgjoi dhimbja e tmerrshme e kokës”, thotë ai.  (Më gjërësisht mund ta lexoni në numrin e sotëm të gazetës KOSOVA SOT)