Raundi i ri i dialogut Kosovë – Serbi pas vizitës së Merkelit në rajon

  • 01 July 2015 - 20:53
Raundi i ri i dialogut Kosovë – Serbi pas vizitës së Merkelit në rajon
Përfaqësuesja e lartë e BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Federica Mogherni mundet që qysh javën e ardhshme ta caktojë raundin e ri të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në nivel të lartë politik, merr vesh Tanjug nga burime brenda Komisionit Evropian.

Raundi i ri me siguri do të mbahet menjëherë pas vizitës së kancelares Angela Merkel në Beograd, në fillim të javës së ardhshme.

“Palët janë shumë pranë marrëveshjes për çështjet më të rëndësishme dhe për këtë nuk ka nevojë të pritet shtatori”, ka thënë një zyrtar i lartë i BE-së që ka dashur të mbetet anonim.

Ai ka thënë se Mogherini megjithatë nuk ka planifikuar raund të ri të dialogut ndërmjet kryeministrave të Kosovës dhe Serbisë para pauzës së verës, por në të po rritet presioni që ta bëjë këtë tash, pasi që shtyrja jo që do ta ndërlikonte procesin e normalizimit, por edhe procesin e zgjerimit të BE-së, transmeton Indeksonline.

Mogherini këtyre ditëve është e zënë me bisedimet për programin nuklear të Iranit, mirëpo javën e ardhshme nuk ka planifikuar udhëtime.

Komisioneri për politika fqinjësore dhe negociata për zgjerim të BE-së, Jonahnes Hanh tashmë i ka dërguar mesazh Mogherinit që është e nevojshme që sërish të thërras kryeministrat e Serbisë dhe Kosovës në Bruksel.

“Jo vetëm Hanh, por edhe disa vende anëtare janë të mendimit se gjatë pauzës së verës situata mund të komplikohet dhe se hapi duhet të mbahet tash”, ka thënë ky burim për agjencisë serbe të lajmeve, duke shtuar se vazhdimi i dialogut para se gjithash është në interes të Gjermanisë.