Hoxhaj reagon ndaj qasjes së opozitës në Mal të Zi për demarkacionin

  • 01 July 2015 - 21:10
Hoxhaj reagon ndaj qasjes së opozitës në Mal të Zi për demarkacionin

Ish-ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj ka reaguar ndaj kërkesave të sotme të opozitës në Mal të Zi duke i quajtur të pabazuara dhe të panevojshme.

Në një postim në Twitter, Hoxhaj ka kritikuar opozitën malazeze duke thënë se qëllimin final e kanë ardhjen në pushtet dhe jo raportet e mira ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi.

“I befasuar nga reagimi i partive opozitare në Mal të Zi sa i përket demarkacionit me Kosovën. Ato janë të pabazuara dhe të panevojshme. Vetëm një demarkim paqësor dhe konstruktiv duhet të jetë lajmi i mirëpritur nga të gjitha partitë. Mbase kjo shpjegon faktin se shqetësimet e opozitës për politikën e jashtme janë shqetësime të brendshme për të ardhur në pushtet” ka thënë Hoxhaj, raporton KTV.

Në debatin e sotëm në Parlamentin e Malit të Zi, opozita ka kundërshtuar demarkimin që po negociohet aktualisht ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi.