Për shkak të kancerit, mbetet pa gjysmën e fytyrës

  • 01 July 2015 - 21:32
Për shkak të kancerit, mbetet pa gjysmën e fytyrës

Një nënë nga Britania e Madhe ka mbetur pa gjysmën e fytyrës së saj, pasi është detyruar t’i nënshtrohet operacionit për trajtimin e kancerit, që fillimisht ishte diagnostikuar si alergji.

Jannine McHaffie nga Eseksi i Anglisë, ka mbetur pa dhëmbët e saj të epërm, ashtin e qiellzës, nofullën e sipërme dhe pa disa pjesë të ashtit të mollëzës së saj pasi që është diagnostikuar me një formë të rrallë të kancerit – ‘adenoids cystic carcinoma’. Njëzetepesëvjeçarja është diagnostikuar me kancerin që ndikon në gjëndrat e pështymës gjashtë muaj pasi që e kishte vërejtur një tumor në madhësinë e dredhëzës në hundën e saj, transmeton Kosova Sot.

Janine McHaffie, 25, had half her face removed and reconstructed after being diagnosed with rare cancer adenoids cystic carcinoma which her doctors originally misdiagnosed as hay feverDoctors  reconstructed Ms McHaffie's face using the fibula bone in her right leg

Mjekët ia zëvendësuan pjesët e fytyrës

Tani zonja McHaffie është kthyer përsëri në shtëpi, për t’u rikuperuar pas operacionit në të cilin kirurgët kanë larguar një asht nga këmba e saj, për t’ia zëvendësuar pjesët e fytyrës, që i janë larguar.

 “Ajo që në fillim dukej të jetë një gjakderdhje e hundës doli të jetë gjëja më e tmerrshme që më ka ndodhur në jetë”, ka thënë zonja McHaffie.

Ajo më pas ka shtuar: “Pata shkuar tek doktori, i cili më pati thënë që vuaja nga një alergji dhe se ai nuk mund të bënte shumë në atë drejtim. Mirëpo, vetëm dhjetë muaj më vonë u pata diagnostikuar me kancer, gjë kjo që më ka tronditur shumë. U pata tronditur pasi që kirurgët më patën thënë që duhej t’i nënshtrohesha një operacioni të komplikuar, gjatë të cilit ata do ta largonin një pjesë të konsiderueshme të fytyrës, pjesë kjo që do të zëvendësohej me një asht nga këmba ime. Pata marrë frymë thellë dhe pata buzëqeshur. E dija që ishte punë që duhet kryer. Vazhdimisht mendoja për vajzën time, Leylah-n, që është trevjeçare. Nuk doja të më humb as edhe një sekondë i fëmijërisë së saj. Jam kthyer në shtëpi para tri javësh dhe para dy ditësh kam filluar të ec për herë të parë pa ndihmën e patericave. E di që do të kem nevojë t’i nënshtrohem përsëri radioterapisë, pasi që goja të më jetë shëruar plotësisht, mirëpo e di që do ta përballoj pasi që tashmë kam kaluar nëpër gjëra shumë më të vështira”.

Ms McHaffie had her upper teeth, palate bone, top right jaw, and parts of her cheekbones removed

She was rushed to hospital for surgery after a strawberry sized lump in her nose grew

Konsulta te doktori 

McHaffie në shtator të vitit të kaluar e kishte vërejtur një gungë në hundën e saj. Mirëpo, pasi kishte shkuar për konsultë tek doktori i saj ajo ishte qetësuar, pasi që ai i kishte thënë që gunga, në fakt, nuk ishte gjë tjetër pos një alergji. Mirëpo, në janar të vitit 2015 gunga ishte rritur aq shumë saqë kishte filluar t’i pengonte në frymëmarrje andaj ajo kishte shkuar për një skanim. Një muaj më vonë, më 24 shkurt të këtij viti, ajo e kishte marrë lajmin tronditës.

(Kosova Sot) 

'My little girl has been my main focus to get through everything; little does she know she's getting mummy through every day,' says Ms McHaffie, pictured with daughter Leylah, three'I couldn't have got through this without the help of my parents, their partners and my wonderful boyfriend Chris,' Ms McHaffie, pictured with Chris before her diagnosis, added