Krasniqi: Ischinger tha se gjermanëve po u kërkohet haraç

  • 01 July 2015 - 22:02
Krasniqi: Ischinger tha se gjermanëve  po u kërkohet haraç

Jakup Krasniqi, Kryetar i Këshillit Kombëtar në NISMA e Kosovës, ka theksuar se prezantimi i kancelares Angela Merkel me Isa Mustafen për kompaninë gjermane e cila kishte 2 vjet në pritje për investime, është treguesi më i mirë se Kosova nuk ofron mundësi për investime.

Krasniqi ka thënë se ish-diplomati gjerman, Wolfgang Ischinger i ka thënë se bizneset gjermane nuk vijnë në Kosovë, sepse atyre ju kërkohen para.

Të njëjtin fat e ka pasur edhe Telekomi i Kosovës, i cili e ka humb vlerën e vet, duke shtuar se vendet serioze si Gjermania, për të investuar duhet krijuar kushte dhe kërkesat e tyre të merren në konsideratë, tha Krasniqi.

Krasniqi i tha se duke munguar investimet po shihet se Kosova ende nuk është vend serioz për investime.

Për koalicionin LDK-PDK Krasniqi mendon se është marrë pothuajse vetëm me dialogun dhe Gjykatën Speciale, duke i lënë problemet më jetike të qytetarëve, transmeton Televizioni Rrokum.

Liderët e Kosovës, tha ai, nuk janë liderë që e kanë interesin e parë jetën e qytetarëve, por ata ma shumë punojnë për interesa personale e grupore. Ata janë liderë që këshilltarët e tyre i kanë të atillë që ua bëjnë qejfin duke ju thane 'shef ti je i mirë', dhe 'po dukesh mirë'.