Merkel: Kosovës dhe Serbisë, merruni vesh

  • 01 July 2015 - 22:40
Merkel: Kosovës dhe Serbisë, merruni vesh

Sipas burimeve të agjencisë së lajmeve gjermane DPA, Kancelarja gjermane, Angela Merkel ka kërcënuar hapur Serbinë dhe Kosovën se vetëm përparimi në dialog mundëson afrimin e tyre me BE-në.

“Vetëm nëse përparim (në dialogun ndërmjet Kosovë dhe Serbisë), do të ketë përparim në lidhje me afrimin me Bashkimin Evropian. Është koha për kompromis”, ka thënë Merkel në Berlin pas takimit me kryeministrin e Kosovës, Isa Mustafa, raporton agjencia gjermane e lajmeve DPA.

Merkel po ashtu ka thënë se për tërë rajonin e Ballkanit Perëndimor është e rëndësishme që shtetet të mbajnë konktate të vazhdueshme.

“Ne bisedojmë me të dy palët, i inkurajomë të dy palët”, ka thënë Merkel, duke shtuar se Gjermania është e interesuar për marrëveshje të shpejt ndërmjet dy shteteve.