Mediat serbe: Kosova me kod telefonik 383 me fusnotë

  • 01 July 2015 - 22:52
Mediat serbe: Kosova me kod telefonik 383 me fusnotë
Sipas burimeve të “Blic”, thuhet që Telekomi i Kosovës do të mbajë pronën dhe do ta zgjasë licencën deri më 2017

Sipas tyre Beogradi zyrtar do të propozojë që Kosova të fitojë kodin telefonik 383 me një fusnotë, i cili do të përshkruante se nuk bëhet fjalë për një shtet të pavarur.

Në vazhdim thuhet se është pajtuar që thirrjet lokale nga Mitrovica dhe Graçanica për Beograd do të bëhen me kod 011 dhe anasjelltas, ndërsa me 038 për Prishtinën, transmeton lajmi.net.

Sipas këtij lajmi, serbëve në Kosovë u janë siguruar edhe kanalet televizive.