Kush ishte gjermani i vetëm që refuzoi të përshëndeste Hitlerin?

  • 01 July 2015 - 22:57
Kush ishte gjermani i vetëm që refuzoi të përshëndeste Hitlerin?

E miratuar nga Partia Naziste në vitin 1930, thënia e famshme “Heil Sieg” e Hitlerit (që do të thotë “lavdi fitores”) ishte një përshëndetje e detyrueshme për gjithë qytetarët gjermanë si një demonstrim i besnikërisë ndaj Fyhrerit, partisë dhe kombit.

August Landmesser, gjermani i vetëm që kishte refuzuar të ngrit krahun e dorës së djathtë në praninë e Hitlerit gjatë një tubimi në vitin 1936, ka qenë një nazist besnik.

Landmesser iu bashkua partisë naziste në vitin 193, dhe filloi punën në vendin që më vonë u shndërrua në partinë e vetme politike në vend.

Dy vite më vonë, Landmesser u dashurua marrëzisht në Irma Eckler, një grua çifute të cilës i propozoi në vitin 1935. Dhe kur u zbulua fejesa e tij me një grua çifute, Landmesser u përjashtua nga partia naziste.

Dyshja e famshme vendosën të paraqesin aplikacionin e tyre për martesë në Hamburg, por bashkimi i tyre u refuzua në bazë të ligjeve të reja të miratuara në Nuremberg.

Në tetor të vitit 1935, çifti i uruan mirëseardhjen në këtë botë fëmijës së tyre të parë (vajzë) që e pagëzuan me emrin Ingrid.

Ndërsa më 13 qershor të vitit 1936, Landmesser nuk u ngriti fare dorën e djathtë gjatë një fjalimi të Hitlerit, të mbajtur në marinën gjermane me rastin e përurimit të një anijeje të re luftarake.

Dhe në vitin 1937, Landmesser duket se ishte ngopur, pasi tentoi të largohet nga gjermania naziste së bashku me familjen e tij. Por u arrestua në kufi dhe u akuzua për “çnderim të racës” ose “racës trupore” që parashihej me ligjet e Nurembergut.

Një vit më vonë, ai u lirua në mungesë të provave, dhe ishte udhëzuar që të mos ketë marrëdhënie me Eckler.

Por i vendosur që të mos e braktis nënën e fëmijës së tij, Landmesser injoroi dëshirat e nazistëve dhe u arrestua sërish në vitin 1938, ku u mbajt i mbyllur për afro tri vite në një kamp përqendrimi.

Ai kurrë më nuk u takua me gruan që e dashuronte por as edhe me vajzën e tij, transmeton lajmi.net.

Ndërsa policia sekrete kishte arrestuar edhe Eckler, e cila i kishte disa muaj që ishte shtatzënë me fëmijën e dytë të çiftit.

Ajo e lindi në burg edhe vajzën e dytë të cilën e pagëzoi me emrin Irene, dhe më pas u transferua në një kamp përqendrimi për femra.

Besohet se Eckler ishte transferuar në qendrën naziste të eutanzanisë në vitin 1942, ku vdiq së bashku me 14,000 persona tjerë.