Festohet 239-vjetori i Pavarësisë së SHBA-ve

  • 01 July 2015 - 23:16
Festohet 239-vjetori i Pavarësisë së SHBA-ve

Pallati i Brigadave priti sot krerët më të lartë të shtetit me rastin e 239-vjetorit të Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Në këtë eveniment, ambasadori Donald Lu ua kushtoi fjalën e tij njerëzve me aftësi të kufizuara, pasi këtë vit festohet edhe 25-vjetori i ligjit për amerikanët me aftësi të kufizuara.

“Amerikanët janë më shumë se sa thjesht çizmet e kaubojsave nga filmat e Hollywood-it. Ne jemi një komb i themeluar mbi idenë e thjeshtë se të gjithë njerëzit janë krijuar të barabartë. Sot, në këtë ditëlindje të 239 të Shteteve të Bashkuara ne festojmë larminë e popullit amerikan. Anembanë Shteteve të Bashkuara ne po kujtojmë 25-vjetorin e ligjit që u garanton të drejta të barabarta personave me aftësi të kufizuara. Shqipëria dhe Shtetet e Bashkuara ndajnë bashkë vizionin që të gjithë qytetarët tanë të kenë mundësinë të shfaqin potencialin e tyre të plotë. Shpresoj se do të bashkoheni me mua në një duartrokitje për të kremtuar ditëlindjen e Amerikës dhe për të festuar arritjet e amerikanëve dhe të shqiptarëve me aftësi të kufizuara si dhe kontributet e tyre frymëzuese për të dy kombet tona të mëdha”, është shprehur ambasadori Lu.