Kinë, ligji i ri për sigurinë kibernetike

  • 01 July 2015 - 23:25
Kinë, ligji i ri për sigurinë kibernetike

Kina ka miratuar një ligj të ri të mërkurën mbi sigurinë kibernetike, i cili do të do të kontrollojë të gjithë infrastrukturën e rrjetit dhe sistemet kyçe të informacionit.

Ligji ka të ngjarë të pasohet me reagime të ashpra nga bizneset e huaja në shtetin aziatik. Grupe të biznesit dhe diplomatë kanë reaguar duke thënë se ligji është i paqartë dhe ekziston frika që firmat e teknologjisë të detyrohen të lëshojnë të dhëna private për zyrtarët vendas. 

Megjithatë, zëvendëskryetarja e Komisionit të Ligjeve kërkoi të minimizojë shqetësimin, duke thënë se Kina mirëpret “bizneset e të gjitha vendeve për të ofruar shërbime në bazë të ligjit”, transmeton TCH.

“Ne do të vazhdojmë të ndjekim rrugën e zhvillimit paqësor, por absolutisht nuk do të heqim dorë nga të drejtat tona legjitime dhe absolutisht nuk do të sakrifikojmë interesat themelore të vendit”, tha Zheng Shuna në një konferencë. 

Siguria e ujërave territoriale dhe hapësira ajrore është në mesin e interesave thelbësore, të cilat, sipas legjislacionit, Kina do të marrë “të gjitha masat e nevojshme” për t’i mbrojtur.