PDK-ja po e çon Kosovën në zgjedhje të reja

  • 02 July 2015 - 07:30
PDK-ja po e çon Kosovën në zgjedhje të reja

Skenari me Gjykatën Speciale, plan destabilizmi politik

Hashim Thaçi nuk duron dot të jetë i dyti 

Analistët vlerësojnë se deri në vjeshtë, Qeveria mund të bjerë dhe PDKja do të synojë të marrë pozitat kryesore të shtetit

Situata në të cilën janë futur institucionet e Kosovës, Qeveria dhe Kuvendi, me rrezik dështimi rreth ndryshimeve kushtetuese për Gjykatën Speciale, nga analistët politikë po interpretohet si një skenar i parapërgatitur me kohë nga PDK-ja që për ta çuar vendin në zgjedhje të reja parlamentare. Kjo matematikë e PDK-së, sipas analistëve, bazohet në matjet që janë bërë në opinion për humbjen e kredibilitetit të partisë, derisa zgjedhjet e jashtëzakonshme do të shfrytëzoheshin edhe njëherë për vjedhje të votave dhe manipulim të procesit, me synimin e vetëm mbetjen në pushtet, pa marrë parasysh dëmet që po i sjell vendit. Analisti politik Belul Beqaj skenarin e PDK-së për të provokuar zgjedhje të reja në këtë fazë të turbulencave politike rreth Gjykatës Speciale, e sheh si mundësi për shkak se në njërën anë, e ka humbur besimin e popullit, ndërsa, anën tjetër, tani me dështimin eventual të Speciales do të humbë besimin edhe te ndërkombëtarët... (Më gjerësisht mund t'a lexoni në numrin e sotëm të gazetës KOSOVA SOT)