Qeveria pohon evazionin fiskal 30 për qind

  • 02 July 2015 - 07:34
Qeveria pohon evazionin fiskal 30 për qind

Kontrabanda dhe krimi i organizuar dëmtojnë rëndë buxhetin

Rasti i kryedoganierit Rafuna, do të shqyrtohet dhe vendoset në Ministrinë e Financave 

"Kemi kërkuar që edhe Dogana të marrë masa që inspektorët doganorë dhe tatimorë të jenë më shumë në terren, në kuptimin e luftimit të evazionit fiskal. Jemi duke ndryshuar edhe ligjin për prokurim elektronik dhe vitin tjetër për të zvogëluar apo eliminuar kontaktin direkt mes operatorëve ekonomikë dhe personave që punojnë në prokurim dhe elementi tjetër që besoj se është me rëndësi, ne po kërkojmë që institucionet kryesisht ato që kanë të bëjnë me të hyra të jenë shumë më efikase", është shprehur zëvendësministri i Financave, Agim Krasniqi

Në rrethanat kur më shumë se 34.5 për qind e popullsisë prej 1.8 milion banorëve në Kosovë, jetojnë nën vijën e varfërisë, me më pak se 1.55 euro në ditë (dhe rreth 12 për qind jetojnë me më pak se 1 euro në ditë), kontrabanda dhe krimi i organizuar ekonomik kanë marrë përmasa të mëdha. Të paktën, sipas Aleancës Kosovare të Bizneseve dhe ekspertëve të çështjeve ekonomike. AKB -ja ka nxjerrë se një miliard e 700 milionë euro i përkasin kategorisë së evazionit fiskal, ndërsa sipas ekspertëve ekonomikë kjo vlerë është shumë më e madhe se kaq. Përveç këtyre të dhënave, nga terreni raportohet për kontrabandë të hapur në rrugën zyrtare, në atë që quhet kanali i kaltër. Sipas denoncimeve, të cilat Dogana i ka konfirmuar pasi deri më tani nuk është përgjigjur, 40 kompani kalojnë në kanalin e kaltër, pa paguar asnjë obligim tatimor. Për më tepër, sipas denoncimit, gjithçka po ndodh me urdhër të drejtorit të Doganave, Lulëzim Rafuna, i cili, siç ka konfirmuar policia, është thirrur për të dëshmuar në një proces hetimor... (Më gjerësisht mund t'a lexoni në numrin e sotëm të gazetës KOSOVA SOT)