"Grazhdi" i partive te korporata "Pronto"

  • 08 December 2016 - 07:36

Zeqa: "Devolli" për afro dhjetë vjet i ka financuar pothuajse të gjitha partitë, duke filluar nga PDK-ja e deri të VV-ja .

"PDK-ja dhe 'VETËVENDOSJE' i kanë donatorët e njëjtë, mirëpo vetë heshtja e partive në organin ligjvënës, të cilat e mbuluan rastin e 'Devollit', i cili i shiti popullit krunde në emër të miellit, na bën të kuptojmë së 'Devolli' ua mbylli gojën të gjithëve me parat që i morën në xhepat e qytetarëve, disa qindra miliona euro, për këto afro 10 vite, duke i mashtruar me biznesin e tyre dhe duke punuar në mënyrë të kundërligjshme. Në mandatin e kaluar 'Vetëvendosje' ka qenë shumë e zhurmshme për rastin 'Devolli', por në këtë mandat ata po heshtin, sepse i ka blerë 'Devolli'", ka thënë analisti Islam Krasniqi,raporton Gazeta Kosova Sot

F shehja e financave të partive politike për opinionin publik dhe shoqërinë civile, prej vitit 2012 e këndej, dhe presioni i vazhdueshëm i medieve për zbardhjen e tyre, ka bërë që në 'Javën kundër korrupsionit' të angazhohen edhe përfaqësues diplomatikë në vendin tonë, që këto financa të bëhen transparente për qytetarët. Së fundi shefja e Zyrës së BE-së, Nataliya Apostolova, ka kërkuar në mënyrë decidive, që të dihet se si dhe nga kush po financohen partitë politike në Kosovë, pasi që për vite të tëra nuk ka pasur as publikim e as auditim të financave të dyshuara të subjekteve politike kosovare. Analistët dhe njohësit e fushës së sundimit të ligjit mendojnë se ky fakt flet që mungesa e transparencës është emëruesi i përbashkët i të gjitha partive politike, të cilat dyshohet se financohet nga korporata e klanit 'Pronto', pra vëllezërit Devolli, të cilët në kurriz të qytetareve dhe bizneseve të ligjshme, nga xhepat e tyre morën disa qindra miliona euro për këto afro 10 vite dhe realisht kanë "blerë" dhe financojnë kriminalisht të gjitha partitë politike në Kosovë. Mungesa e transparencës është treguesi, që forcon dyshimet se financuesit e të gjitha partive politike janë pikërisht shoqëritë e inkriminuara dhe kërcënuese për vendin, të vëllezërve Devolli, edhe atë pjesa oficiele me letra, pra duke kontribuar zyrtarisht prej PDK-së e deri te 'VETËVENDOSJE', pra të gjitha partitë, përfshirë edhe ishFER-in e Shpend Ahmetit dhe Dardan Sejdiut. Pastaj, këtu kemi pjesën tjetër të financimit "pa letra", pra në të zezë e kriminale, ku financimi bëhet me para të pista dhe fare nuk përfundon në llogarite e partive, por të individëve të inkriminuar që duhet t`iu "laget fyti" shpesh, siç është, dëgjuar shumë qartë në audio incizimet e aferës 'Pronto'. 

VV-ja dikur kërkonte hetime, pasi fitoi Prishtinën heshti Tani me të drejtë shtrohet edhe pyetja se si u bë që në mandatin e kaluar legjislativ Visar Ymeri dhe 'VETËVENDOSJE' pothuajse në çdo seancë kërkonin hetime dhe komisione hetimore për kompaninë 'Devolli', por pasi që u ndihmuan e financuan në marrjen e pushtetit lokal në Prishtinë, që e mori Shpend Ahmeti bashkë me Dardan Sejdiun, të lidhur edhe me SHIK-un , të gjitha këto deklarata jo vetëm u ndërprenë në këtë mandat legjislativ 2014-2016, por as edhe një herë nuk i përmendin Devollët e inkriminuar, deri atëherë të kriminalizuar e për të keq në seanca të Kuvendit. Përkundrazi të njëjtët u shpërblyen me shumë tenderë dhe me leje ndërtimi nga Shpend Ahmeti në Komunën e Prishtinës, duke ruajtur e trajtuar si sytë e ballit "mesitin, mentorin e sekserin" e korrupsionit dhe krimit të organizuar në Komunën e Prishtinës dhe jo vetëm aty. Tani edhe analistët dhe ekspertët e sundimit të ligjit presin që presioni ndërkombëtar, mbase do ta zbardhë të vërtetën. "PDK-ja dhe 'VETËVENDOSJE' kanë donatorët e njëjtë, mirëpo vetë heshtja e partive në organin ligjvënës, të cilat e mbuluan rastin e 'Devollit', i cili ju shiti popullit krunde në emër të miellit, na bënë të kuptojmë së Devolli ju mbylli gojën të gjithëve me parat, që i morën në xhepat e qytetarëve, disa qindra miliona euro për këto afro 10 vite, duke i mashtruar me biznesin e tyre, dhe duke punuar në mënyrë të kundërligjshme", ka thënë analisti Islam Krasniqi. "Madje në mandatin e kaluar 'VETËVENDOSJE' ka qenë shumë e zhurmshme për rastin 'Devolli', por në këtë mandat ata po heshtin, sepse i ka blerë 'Devolli', disa me para, sepse qëllimi i çdo politikani tonë është së si të vijë deri të paraja", tha Islam Krasniqi për "Kosova Sot"

Lidhjet klienteliste parti-biznese Opinion të ngjashëm ndan edhe analisti Ali Hertica. Ai ka pohuar se çdo organizatë, parti politike ka nevojë për financim. Por roli i parave, në politikë është bërë sot kërcënimi më i madh për demokracinë. Ky është një problem global dhe shumë i vështirë për t'u trajtuar me besueshmëri, si dhe nga kush financohen subjektet politike që dalin edhe me mashtrime të mëdha para elektoratit gjatë fushatës. "Biznesmenët gjithmonë janë të gatshëm që t'i financojnë këto parti, pasi ato shërbime u kthehen më pastaj me kompensime dhe përfitime nëpërmes tenderësh apo me dhënie të lejeve të ndërtimit, siç janë duke u zhvilluar tani edhe nga komunarët e kryeqendrës së KosovësPrishtinës, duke iu mbushur thesin atyre kompanive që sot zhvatin miliona nga qytetari. Tani shumë figura politike kanë pasur një vizion tjetër, shumë më të qartë para qytetarit, por më vonë është ndërrua qëndrimi pasi është fituar besimi për të hyrë në Kuvend. Pra, më pastaj ka ndryshuar gjendja dhe gjërat, sepse u janë mbushur xhepat nga firmat, vetëm që ata mos të ngrenë zërin kundër. Këtë e ka bërë edhe Visar Ymeri dhe ata minibanditët e tij të kryeqytetit, por edhe sekserët e tyre, për t'i ruajtur në kohën tjetër të fushatës", tha Hertica për "Kosova Sot".

Prin nëntoka Problem më vete dhe me mungesë transparence si nga pozita edhe nga opozita e sheh këtë çështje edhe profesori i së drejtës, Riza Smaka. "Financimi i partive politike, në përgjithësi, dhe i atyre në pushtet, në veçanti, ishte dhe mbetet tejet problematik. Fillimisht, me "kontraktime të pista", jotransparente e kryesisht "gjentëlmene", liderë të partive politike ca më të mëdha bëjnë transaksione ilegale e të pista, duke i përcaktuar favoret reciproke", tha prof. Smaka. Analisti politik, Jeton Kelmendi, konstaton se me përjashtim të AKR-së, që dihet botërisht se financohet nga biznesi personal i Pacollit, subjekte e tjera financohen nga nëntoka kriminale."PDK-ja është partia më e madhe, e cila ka edhe mekanizma të nëntokës edhe të mbitokës dhe është e natyrshme që të prijë në abuzime me financa. Kjo parti e ka edhe guximin edhe fuqinë për ta vjedhur më së shumti Kosovën, por kjo nuk do të thotë se e lënë keq këtë punën e financimit të partive në mënyra të paligjshme as LDK-ja, AAK-ja, VVja dhe as NISMA, por realisht nuk mund të bëjnë aq sa Kadri Veseli dhe partia e tij", theksoi ai. Sipas tij, kërkesa për t'i publikuar financat nga ana e BE-së është vetëm një lojë fjalësh. Edhe për analistin Florim Zeqa, pavarësisht ndërrimit të pushteteve në nivelin lokal, janë të njëjtat kompani që i "përfitojnë" tenderët qindramilionësh, terminalet doganore dhe lejet e ndërtimit në mënyrë jotransparente, të dyshimtë dhe të jashtëligjshme."Tashmë botërisht dihet për kompaninë lidere në financimin e partive politike -'Devolli Group', e cila për afro dhjet vite e ka financuar pothuajse të gjitha partitë, duke filluar nga PDK-ja e deri të VV-ja e 'varfër', e cila falë këtij financimi radhitet ndër subjektet më të pasura në vend. Sikur të ishte vetëm kompania e sipërpërmendur, do të ishte e keqja më e vogël, por kemi pjesën tjetër "pa letra", pra të financimit në të zezë, ku financimi bëhet me para të pista të grupeve kriminale, të cilat fare nuk përfundojnë në llogaritë e partive politike, por të individëve të inkriminuar, të cilët kërkojnë t`u "laget fyti" shpesh, siç është dëgjuar shumë qartë në audio-incizimet e aferës "Pronto" përgjatë muajve të kaluar", tha Zeqa për "Kosova Sot".

(Kosova Sot)