Njëzet e një njerëzit më të pasur në Evropë

  • 08 December 2016 - 18:44
Njëzet e një njerëzit më të pasur në Evropë

TË SHQETËSUAR PËR TË ARDHMEN E KONTINENTIT

Armancio Ortega është njeriu më pasur në Evropë, i dyti në botë

Stabiliteti politik ka rëndësi të madhe për njerëzit më të pasur të botës, e me këtë edhe të Evropës

Këta njerëz janë të shqetësuar rreth votës pro Brexit, rreth dështimit të kryeministrit liberal italian dhe rrezikut që Franca ta ketë një president të ekstremit të djathtë. Ja cilët janë 21 personat më të pasur në kontinentin tonë, transmeton gazeta Kosova Sot.

1. 1.AMANCIO ORTEGA

Pasuria neto: 50.2 miliardë funte Mosha: 80 vjet Armancio Ortega është manjat spanjoll i biznesit, i cili themeloi grupin e modës "Inditex", i cili njihet më së miri për zinxhirin e modës Zara. Është personi i dytë për nga pasuria në botë. 

Related image2. INGVAR KAMPRAD DHE FAMILJA

Pasuria neto: 38.3 miliardë funte Mosha: 90 vjet Kamprad i lindur në Suedi, formoi kompaninë globale të mobilieve IKEA. Ai shpjegon filozofinë e tij prodhuese në një manifest të vitit 1976, të quajtur "Testament i një tregtari të mobilieve". 

Image result for aldi3. KARL ALBRECHT JR, BEATE HEISTER & FAMILJA

Pasuria neto: 27.1 miliardë funte Këta janë fëmijët dhe trashëgimtarët e të ndjerit Karl Albrecht, i cili bashkëthemeloi dyqanet me çmime të volitshme, "Aldi", bashkë me vëllain e tij. Këto dyqane gjenden në më shumë se 18 vende. 

Image result for . SERGEY BRIN4. SERGEY BRIN

Pasuria neto: 26.1 miliardë Mosha: 43 vjet Shkencëtari i lindur në BRSS, Sergey Brin, është bashkëthemelues i kompanisë "Google". Ai është president i kompanisë bijë të "Google"-s, "Alphabet Inc." Dhe personi i 12-të në botë për nga pasuria.

Image result for STEFAN QUANDT and SUSANNE KLATTEN5. 5.STEFAN QUANDT DHE SUSANNE KLATTEN

Pasuria neto: 25.4 miliardë funte Mosha: 50 & 54 vjet Ky çift jo i rëndomtë përbëhet nga trashëgimtarët e pasurisë së kompanisë "BMW". I ati i tyre, Herbert Quandt, ishte industrialisti i cili e shndërroi BMW-në në një gjigant industrial. 

Image result for LILIANE BETTENCOURT6. 6.LILIANE BETTENCOURT

Pasuria neto: 25.0 miliardë funte Mosha: 94 vjet Bettencourt është "zonja e madhe" e kompanisë L'Oreal. Bettencourt dhe fëmijët e saj posedojnë 33% të kësaj kompanie kozmetike. Ajo vuan nga demenca, prandaj janë fëmijët ata që merren me biznes.

Image result for BERNARD ARNAULT7. BERNARD ARNAULT

Pasuria neto: 23.6 miliardë Mosha: 67 vjet Bernard Jean Étienne Arnault është shef ekzekutiv i kompanisë së mallrave luksoze LVMH, në kuadër të së cilës punojnë edhe firmat Louis Vuitton dhe Moëet & Chandon. Ai është njeriu më i pasur në Francë.

Image result for STEFAN PERSSON and LOTTIE THAM8. STEFAN PERSSON, LOTTIE THAM & FAMILJA

Pasuria neto: 21.7 miliardë funte Mosha: 69 & 67 vjet Vëllezërit suedezë posedojnë një pjesë të madhe të kompanisë së modës H&M, të cilën e themeloi babai i tyre. Persson është kryesues dhe shef ekzekutiv, derisa Tham posedon 5% të aksioneve. 

Image result for henkel9. 9. FAMILJA HENKEL

Pasuria neto: 18.7 miliardë funte Familja Henkel udhëheqë një konglomerat me emër të njëjtë, i cili prodhon produkte, ku përfshihet edhe detergjenti "Persil". E themeluar në vitin 1876, kjo kompani e ka selinë në Dyseldorf të Gjermanisë. 

Image result for family oeri HOFFMAN10. FAMILJA 10.OERI / HOFFMANN

Pasuria neto: 18.4 miliardë funte Klani Oeri-Hoffman përbëhet nga pasardhësit e themeluesve të gjigantit farmaceutik zviceran "Roche". Ata e kanë këtë kompani nën kontroll, përkundër mungesës së roleve operative. 

Image result for AXEL DUMAS11. AXEL DUMAS

Pasuria neto: 17.3 miliardë funte Mosha: 46 vjet Dumas ka nën kontroll shtëpinë e modës "Hermès International" që nga viti 2013. Familja Dumas ka 70% të hises të kësaj kompanie miliardësh. 

Image result for . GEORGE SOROS12. GEORGE SOROS

Pasuria neto: 17.1 miliardë funte Mosha: 86 vjet George Soros është amerikan me origjinë hungareze, menaxher dhe donator i madh politik. Ai njihet si "Njeriu i cili shkatërroi Bankën e Anglisë", për shkak të krizës së vitit 1992, gjatë të së Mërkurës së zezë, kur ai kishte bërë malverzime me shitblerje.

Image result for family MULLIEZ

13. FAMILJA MULLIEZ

Pasuria neto: 16.6 miliardë funte Familja Mulliez është e pasur për shkak të "Arnaud Group", një grupi ndërkombëtar francez të shitjes me pakicë, të bazuar në Kroa, Francë, të themeluar nga Gerard. Ky grup ka rreth 270,000 punëtorë në 15 vende. 

Image result for ALAIN AND GERARD WERTHEIMER

14. ALAIN DHE GERARD WERTHEIMER

Pasuria neto: 16.4 miliardë funte Mosha: 68 & 66 vjet Këta vëllezër udhëheqin "House of Chanel", shtëpinë e njohur të modës botërore. Ky biznes i tyre familjar filloi pasi që gjyshi i tyre, Pierre Wertheimer, u bë partner i hershëm i biznesit me Gabrielle Bonheur Chanel, themeluesin e kësaj marke.

Image result for GIOVANNI FERRERO

15. GIOVANNI FERRERO DHE FAMILJA

Pasuria neto: 15.1 miliardë funte Mosha: 52 vjet Giovanni Ferrero është në krye të kompanisë prodhuese ushqimore, "Ferrero SpA", të njohur më shumë për lyerjen e çokollatës "Nutella" dhe për çokolatat "Ferrero Rocher", qyshkur i vdiq i vëllai, Pietro Ferrero, në vitin 2011.

Image result for GEORG AND MARIA ELISABETH SCHAEFFLER16. GEORG DHE MARIAELISABETH SCHAEFFLER, DHE FAMILJA

Pasuria neto: 14.1 miliardë funte Mosha: 52 & 75 vjet Georg Schaeffler posedon 80% të kompanisë industriale prodhuese "Schaeffler Group", derisa e ëma e tij posedon 20% e mbetur. Kjo kompani prodhon elemente për autoindustri, avioindustri dhe industri të tjera. 

Related image

17. DAVID DHE SIMON REUBEN

Pasuria neto: 13.1 miliardë funte David dhe Simon Reuben janë biznes menë britanikë dhe filantropë të mëdhenj. Këta vëllezër kanë lindur në Indi dhe u bënë të pasur nga tregtia me metale dhe ndërtimtaria.

Image result for SRI AND GOPI HINDUJA18. SRI DHE GOPI HINDUJA

Pasuria neto: 13.0 miliardë funte Ky çift, i cili jeton në Britani, janë gjysma e asaj që mund të quhet "Fantastic Four", katër binjakët në të 70-tat e tyre, të cilët e udhëheqin konglomeratin "Hinduja Group", e cila posedon prodhuesin indian të automobilave "Ashok Leyland".

Image result for LEONARDO DEL VECCHIO

19. LEONARDO DEL VECCHIO

Pasuria neto: 12.9 miliardë funte Mosha: 81 vjet Biznesmeni italian Del Vecchio është themelues i "Luxottica Group", i cili është prodhuesi më i madh në botë i thjerrëzave dhe syzave. Ky grup ka më shumë se 75,000 punëtorë dhe më shumë se 7,000 dyqane në mbarë botën. 

Image result for KIRSTEN, FINN AND JORN RAUSING

20. KIRSTEN, FINN DHE JORN RAUSING

Pasuria neto: 12.9 miliardë funte Këta janë trashëguesit e gjeneratës së tretë të pasurisë së paketimit "Tetra Pak". Kjo kompani ka një fitim vjetor prej 11.3 miliardë funtesh dhe punë- son më shumë se 30,000 njerëz.

Related image21. DIETER SCHWARZ & FAMILJA

Pasuria neto: 12.0 miliardë funte Mosha: 77 vjet Si pronar i Schwarz-Gruppe, Dieter Schwarz udhëheqë buxhetin e supermarketeve Lidl dhe të supermarketeve gjermane Kaufland, dhe ai është njeriu më i pasur në Gjermani. 

(Kosova Sot)